Page 81 - Demo
P. 81
FjalorGjithsesi, u përpoq. Pa i marrë leje Dhënësit, pasi kishte frikë − ose e dinte − se nuk do ta lejonte, u përpoq t’ua përcillte edhe shokëve ndjeshmërinë e tij të re.− Asher, − i tha Xhonasi një mëngjes, − shihi me shumë vëmendje ato lulet atje.Ishin ndanë një ngastre të mbjellë me barbarozë, pranë Sallës së Arkivave të Hapur. I vendosi Asherit duart në sup dhe, i përqëndruar tek e kuqja e petaleve, u përpoq ta mbante mend sa më gjatë të mundte dhe, njëkohësisht, t’ia përcillte atë ndjeshmëri edhe shokut.− Si është puna? − e pyeti Asheri i sikletosur. − Ka ndonjë problem?U shkëput nga duart e Xhonasit. Për një qytetar konsiderohej sjellje shumë e pahijshme të prekte dikë tjetër që nuk ishte pjesë e njësisë së tij familjare.− Jo, asgjë. Për një çast m’u duk sikur po vyshken dhe ndoshta duhet t’u themi atyre të skuadrës së lulishtarëve se kanë nevojë për më shumë ujitje.Xhonasi psherëtiu dhe u largua.Një mbrëmje u kthye nga stërvitja me peshën e një njohurie të re. Atë ditë, Dhënësi kishte zgjedhur një kujtim befasues dhe shqetësues. Kur i kishte prekur duart, Xhonasi u gjend papritur në një vend tërësisht të huaj: i nxehtë dhe i rrahur nga era, nën një qiell të madh blu. Vendevende kishte tufa me bar, ca shkurre e shkëmbinj. Më afër kishte një zonë me bimësi më të dendur: ca pemë të gjera e të ulëta shtriheshin drejt qiellit. Dëgjonte zhurma: krisma armësh − perceptoi fjalën pushkë − pastaj, ulërima dhe zhurmën e mbytur të diçkaje që binte, duke thyer degët e pemëve.Dëgjoi zëra që i thërrisnin njëri-tjetrit. Duke përgjuar prapa shkurrnajës ku rrinte fshehur, i erdhën ndër mend fjalët e Dhënësit, që njëherë e një kohë lëkura e njerëzve kishte ngjyra të ndryshme. Dy prej atyre burrave kishin lëkurë të errët, kurse të tjerët e kishin të çelët. U afrua më pranë dhe i pa tek prenë me sëpatë dhëmbët e një elefanti që ishte plandosur përtokë, dhe i tërhoqën zvarrë duke spërkatur vendin me gjak. Ky perceptim i ri i ngjyrës së kuqe e tronditi.Pastaj burrat u larguan me shpejtësi drejt horizontit, me një makinë që hidhte pas guralecë nga gomat. Një prej tyre e goditi në ballë dhe e plagosi, por kujtimi nuk u ndërpre, paçka se Xhonasi dëshironte me zjarr që ai të mbaronte.Tani pa një elefant tjetër të dilte nga vendi ku ishte fshehur mes pemëve. Shumë ngadalë shkoi deri te trupi i sakatuar dhe pa poshtë. Përkëdheli me feçkën e spërdredhur kufomën gjigante; pastaj u ngrit, theu me dhëmbë disa degë me gjethe dhe i hodhi mbi trupin e shqyer.Së fundi, çoi mënjanë kokën e tij të stërmadhe, ngriti përpjetë feçkën dhe ulërima e tij ushtoi në hapësirën e paanë. Xhonasi nuk kish dëgjuar kurrë një gjëmim të tillë. Ishte një gjëmim tërbimi e hidhërimi, që dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë.shkurrnajë – vend me shkurre të dendura.plandos − përplas me forcë dikë a diçka; e rrëzoj.79

