Page 82 - Demo
P. 82


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin  1 Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.A do të ketë Xhonasi një jetë të zakonshme, si atë të gjithë të tjerëve? Cilat ngjyra sheh ai dhe ç’emocione provon? Cila ishte detyra e Dhënësit? Në ç’mënyrë ia jepte ai informacionin e ri Xhonasit? Dalloni pyetjet e tij që e bëjnë Xhonasin të mendojë.Ç’pjesë të karakterit të Xhonasit zbulohen në këtë fragment?Përshkruani ndjesinë kur Xhonasi i tregon lulet Asherit: ...shihi me shumë vëmendje ato lulet atje...Për ç’të drejtë flet Xhonasi? A ka kuptim ajo në botën e tij?Analizojmë tekstin  2 Cili është efekti i përdorimit të detajeve kur personazhi ynë përballet me një vend tërësisht të huaj? 3 Si e përballonte Xhonasi peshën e njohurive të reja që merrte nga Dhënësi? 4 Pse Dhënësi e sheh me kureshti zemërimin e Xhonasit? Pse Xhonasi e quan privilegj mundësinë për të zgjedhur? 5 Analizoni tronditjen e Xhonasit në fund të fragmentit. Ç’tregon gjendja e tij shpirtërore?Interpretojmë tekstin 6 Komentoni fjalinë: U përpoq ta mbante mend sa më gjatë të mundte dhe, njëkohësisht, t’ia përcillte atë ndjeshmëri edhe shokut. 7 Interpretoni dy nga mesazhet që përcjell pjesa: Kujtesa ka rëndësi të veçantë dhe është e pazëvendësueshme për njeriun. Vuajtja është pjesë e pandashme e njeriut dhe, nëse hiqet mundësia për ta përjetuar, hiqet edhe mundësia për të mësuar, për t'u rritur, për t'u përmirësuar.Gjuha e tekstit  8 Çfarë nënkupton trepikëshi në shembullin: E di që nuk ka rëndësi se çfarë vesh. Megjithatë... 9 Çfarë shprehin fjalët me të zeza?portokallia e ndezur... copës pa ngjyrë të rrobave të veta...Reflektojmë rreth tekstit 10 Diskutoni rreth lirisë së kontrolluar në botën ku jeton Xhonasi. 11 Diskutoni rreth librave fantastikë që keni lexuar. Ndani këtë përvojë me shokët dhe mësuesit.Detyrë Gjeni dhe shikoni filmin e realizuar mbi subjektin e kësaj vepre. Më pas diskutoni rreth tij.80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86