Page 83 - Demo
P. 83
FjalorIsha në këtë pikë të reflektimeve të mia, kur, siç ju thashë, një dritë e re nisi të shndrinte mbi subjektin në tryezën e laboratorit. Nisa të perceptoja më thellë nga sa ishte thënë ndonjëherë, jo ekzistencën që dridhej, përkohshmërinë si mjegull, të këtij trupi në dukje solid, me veshjen e të cilit ne lëviznim. Zbulova se disa agjentë e kishin fuqinë ta shkundnin dhe ta zhvishnin atë veshje ceremoniale të mishit, ashtu si një shkulm ere mund të tundë perdet e një salloni. Për dy arsye të forta nuk do të hyj në këtë aspekt shkencor të rrëfimit tim: Mbi të gjitha, sepse më është dashur të mësoj që fati dhe përgjegjësia e jetës sonë janë të vendosura përgjithmonë mbi shpatullat e njeriut dhe, kur bëhet përpjekje për ta hedhur poshtë, ai fat na kthehet me më shumë trysni të pazakontë e të tmerrshme. Së dyti, sepse, ashtu, siç do ta tregojë – mjerisht – shumë qartë rrëfimi im, zbulimet e mia ishin jo të plota. Mjafton vetëm të them se unë jo vetëm që njoha trupin tim natyror si një aureolë e thjeshtë e rrezatim i disa prej fuqive që përbënin shpirtin tim, por arrita të prodhoja një bar, efekti i të cilit ishte që këto fuqi të shfronësoheshin nga epërsia e tyre dhe të zëvendësoheshin nga një formë dhe përmbajtje e dytë, jo më pak të natyrshme për mua, sepse ishin shprehja që mbanin vulën e elementeve më të ulëta në shpirtin tim.Ngurrova shumë, para se ta testoja në praktikë këtë teori. E dija shumë mirë që rrezikoja vdekjen, sepse çdo drogë që mund të kontrollonte aq fuqishëm dhe të shkundte vetë fortesën e njëjtësisë, me kalimin më të vogël të dozës ose me më të paktën papërshtatshmëri në çastin kur e kisha marrë, mund të fshinte nga faqja e dheut trupin jolëndor që kisha ndër mend të ndryshoja. Por tundimi për një zbulim aq të veçantë e të thellë më në fund i mposhti këshillat e maturisë. Lëngu ishte gati që prej Robert Louis Stevenson (1850-1894) ka qenë poet, prozator dhe dramaturg skocez. Fama e tij lidhet me një sërë romanesh shumë të suksesshme, si: “Ishulli i thesarit” që u botua në vitin 1883, “Djaloshi i grabitur” (1886) dhe “Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe e z. Haid” (1896). Stevensoni ka aftësinë ta udhëheqë lexuesin drejt një jete të mbushur me aventura të pazakonta. Rrëfimi është i sinqertë dhe krijon befasi, shoqëruar me një humor të lehtë si tek “Ishulli i thesarit”, ose mister, frikë e ankth si te “Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe e z. Haid”. SHNDËRRIMI I DOKTOR XHEKILLIT Para leximitNjeriu është një qenie shumë kureshtare. Ai kërkon të njohë botën që e rrethon, por në radhë të parë dëshiron të njohë vetveten. Në këtë pjesë që është shkëputur nga romani “Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe e z. Haid”, rrëfehet për një eksperiment që dr. Xhekilli realizon në trupin e tij. Ai merr një substancë, të cilën e kishte krijuar vetë. Kur e pi, ai pëson një shndërrim të çuditshëm, kthehet në një njeri krejt të ndryshëm, në z. Haid. solid – i qëndrueshëm.aureolë – shkëlqimi i madhështisë, i lavdisë ose i nderimit që rrethon dikë a diçka.bar – lëndë e përgatiturpër parandalimin ose përmjekimin e sëmundjevea të plagëve, ilaç. Këtu: substancë e shpikur.81

