Page 84 - Demo
P. 84


                                    kohësh, bleva shpejt nga një firmë farmaceutike me shumicë, një sasi të madhe të një kripe speciale që, në bazë të eksperimenteve të mia, e dija që ishte përbërësi i fundit që kërkohej dhe, në një natë të mallkuar, unë i përzjeva elementet, i pashë teksa zienin së bashku e nxirrnin avuj në gotë dhe, kur vlimi ishte shuar, me një kurajë të fortë, e piva përzierjen.Pasuan dhembje nga më torturueset: një kërcitje e kockave, një përzierje vdekjeprurëse dhe një tmerr i shpirtit që nuk mund të tejkalohet as në orën e lindjes dhe as në të vdekjes. Më pas këto agoni nisën me shpejtësi të largoheshin dhe unë erdha në vete si të kisha dalë nga një sëmundje e rëndë. Kishte diçka të çuditshme në ndjenjat e mia, diçka papërshkrueshmërisht të re dhe, pikërisht për këtë risi të saj, pabesueshmërisht të ëmbël. Ndihesha më i ri, më i lehtë në trup, më i lumtur, së brendshmi isha i ndërgjegjshëm për një pakujdesi marramendëse, një fluks imazhesh të ngatërruara sensuale rridhnin si vija e ujit e një mulliri në imagjinatën time. Ndërsa binin vargonjtë e detyrimeve, përjetoja një liri të panjohur, por jo të pafajshme të shpirtit. E vlerësova veten, me frymëmarrjen e parë të kësaj jete të re, se isha më i keq, dhjetë herë më i keq, i shitur si skllav në të keqen time fillestare, dhe një mendim i tillë, në atë çast, më gjallëroi dhe më kënaqi si vera. Shtriva krahët i ngazëllyer nga freskia e këtyre ndjenjave dhe, kur vura re, papritur trupi im ishte zvogëluar.Në atë kohë në studion time nuk kishte pasqyrë. Ajo që është pranë meje tani që po shkruaj, u soll më vonë, pikërisht për shkak të këtyre shndërrimeve. Nata, gjithsesi ishte shtyrë përpara drejt mëngjesit; mëngjesi edhe pse i errët, ishte gati i përgatitur plotësisht për pranimin e ditës. Banorët e shtëpisë ishin zhytur në orët e gjumit më të rëndë dhe unë, nga ekzaltimi i shpresës dhe i triumfit, vendosa të shkoja me formën time të re deri në dhomën time të gjumit. Kalova oborrin nën kundrimin – siç mendova – e habitur të yjeve, si krijesa e parë e atij lloji që vigjilenca e tyre e pagjumë kishte zbuluar ndonjëherë; u përvodha përmes korridoreve të shtëpisë sime si një i huaj dhe, kur hyra në dhomën time, pashë për herë të parë pamjen e Eduard Haidit.Në këtë pikë më duhet të flas vetëm nga ana teorike, duke thënë jo vetëm atë që di, por edhe atë që mendoj se është më e mundshme. Ana e keqe e natyrës sime, mbi të cilën 82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88