Page 85 - Demo
P. 85
STUDIM TEKSTI Fjalortani kisha mbartur fuqinë formuese, ishte më pak e fuqishme dhe më pak e zhvilluar se e mira që sapo e kisha shfronësuar. Në të vërtetë, gjatë rrjedhës sime të jetës, që për nëntë të dhjetat e saj ishte një jetë gjithë mobilizim, virtyte dhe disiplinë, të ushtruarit e pjesës së keqe ishte shfrytëzuar shumë pak. Dhe nga kjo, siç mendova, ndodhi që edhe Eduard Haidi ishte shumë më i vogël, më i dobët dhe më i ri se Henri Xhekilli. Siç shkëlqente e mira mbi fizionominë e njërit, ashtu dhe e keqja ishte shkruar gjerësisht dhe qartë në fytyrën e tjetrit. Përveç kësaj, e keqja (për të cilën ende duhet të besoj se është ana vdekjeprurëse e njeriut) kishte lënë mbi atë trup një gjurmë shformimi dhe kalbësire. Megjithatë, kur pashë atë idhull të shëmtuar në pasqyrë, nuk ndjeva fare neveri, përkundrazi lëshova një thirrmë mirëseardhjeje. Edhe ai, gjithashtu isha po unë. Dukej i natyrshëm dhe njerëzor. I vështruar mirë, një imazh më i gjallë i shpirtit, më shprehës dhe më i veçantë, sesa pamja e papërsosur dhe pa lidhje që deri më tani isha mësuar ta quaja veten time. Dhe deri këtu kisha pa dyshim të drejtë. Kam vërejtur se, kur kisha pamjen e Eduard Haidit, askush nuk mund të më afrohej si fillim, pa një parandjenjë të dukshme të keqe. Kjo ndodhte, sipas meje, sepse të gjitha qeniet njerëzore që ndeshim ne, janë një përzierje e së mirës me të keqen. Eduard Haidi, i vetmi në të gjithë njerëzimin, ishte e keqja e pastër.Ndenja vetëm një çast para pasqyrës; eksperimenti i dytë dhe përfundimtar ishte ende për t’u bërë. Mbetej ende për t’u parë nëse e kisha humbur pa kthim njëjtësinë time dhe nëse duhej t’ia mbathja përpara se të bëhej ditë nga një shtëpi që nuk ishte më e imja. Kështu, nxitova drejt kabinetit, përgatita sërish përzierjen dhe e piva, vuajta sërish ngërçet e shpërbërjes dhe u ktheva përsëri në veten time, me karakterin, trupin dhe fytyrën e Henri Xhekillit.ekzaltim – lartësim, madhështim.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cili është vendi ku zhvillohen ngjarjet dhe pse është zgjedhur pikërisht ky vend?A ishte e rrezikshme ajo që bëri dr. Xhekilli? Cilat janë personazhet e kësaj pjese? Kush është Eduard Haidi? Ç’lidhje ka z. Haid me dr. Xhekillin? Pse i duhet dr. Xhekillit pasqyra në laborator?Si ka qenë jeta e dr. Xhekillit gjer në momentin e eksperimentit? E virtytshme. E mbushur me vese.Çfarë synonte eksperimenti i dytë i bërë nga dr. Xhekilli?Analizojmë tekstin 2 Në eksperimentin që përshkruhet ndodh një shndërrim që çon: në ndryshime të pamjes së jashtme;në ndryshime të karakterit; në ndryshime të pamjes së jashtme dhe të botës së brendshme.83

