Page 87 - Demo
P. 87
FjalorGJITHÇKA FILLON NGA RESPEKTI PËR VETENPara leximitFragmenti i mëposhtëm tregon ndryshimet fizike dhe emocionale që pëson një adoleshente, si dhe vështirësitë e përballjes me vendin e huaj, ku ajo ka shkuar për studime. Në fragment vajza ndeshet me paragjykime dhe kufizime të shumta, prej të cilave nxjerr shumë mësime për jetën. Le t’i zbulojmë së bashku ato.Marzhanë Satrapí lindi në vitin 1969 në Iran, ku kaloi edhe fëmijërinë e saj. Ajo është bija e dy prindërve mjaft aktivë në jetën politike të Iranit, të cilët ishin kundër regjimit të Shahut. Ata përjetuan edhe pasojat e revolucionit islamik të vitit 1979, i cili solli vendosjen e ligjeve të forta fetare. Vetë Marzhana arriti të shohë egërsinë e regjimeve totalitare në vendin e saj. Duke parë natyrën e hapur, kureshtare dhe shpirtin kundërshtues e krenar të Marzhanës, prindërit, të shqetësuar për pasojat me të cilat mund të ndeshej ajo më vonë, menduan ta shkollonin jashtë vendit. Kështu shkollën e mesme e mbaroi në Vjenë, më vonë u rikthye edhe një herë në Iran dhe pastaj u zhvendos në Strasburg. Sot ajo është e martuar dhe jeton në Paris. Marzhanë Satrapí u bë e njohur në gjithë botën me romanin grafik autobiografik “Persepolis”. Vepra, e ndarë në disa pjesë, paraqet realitetin e parë me syrin e një fëmije, i cili rritet në vend dhe i duhet të shkollohet dhe integrohet në një vend tjetër. Ky është një libër befasues, i shkruar në formën e një përralle, ku bashkohen tragjizmi dhe komizmi i jetës, elementet historike me ato fantastike, thjeshtësia me të jashtëzakonshmen. Romani trajton tema sa personale, aq edhe universale. Ai është përkthyer në shumë gjuhë të botës, madje mbi të është realizuar edhe një film vizatimor.SHNDËRRIMIN TIM MENDOR E PASOI NJË METAMORFOZË FIZIKE.NGA 15 DERI NË 16 VJEÇ, U ZGJATA 18 CM. ISHTE MBRESËLËNËSE.UNË 15 VJEÇEUNË 16 VJEÇEEDHE KOKA MË NDRYSHONTE NË MËNYRË TË VEÇANTË. SË PARI, M’U ZGJAT FYTYRA.PASTAJ M’U ZMADHUA SYRI I DJATHTË,I NDJEKUR NGA MJEKRA QË M’U ZGJAT DYFISH. MË TEJ, E PATI RADHËN GOJA,metamorfozë – ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka.integrohem – bëhem pjesë.85

