Page 92 - Demo
P. 92


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Dalloni situatën me të cilën nis pjesa. Renditni ndryshimet fizike që pëson vajza dhe karakteristikat e moshës që ndeshen te personazhi ynë. Nxirrni detajet që tregojnë mospëlqimin që ka vajza për veten. Me cilën situatë sociale lidhen ato? Çfarë e bën të veçantë vajzën? Zbuloni momentin e rebelimit të saj. Çfarë informacionesh marrim për jetën në Iran dhe dramacitetin e saj përmes rrëfimit të vajzës? Sa e lidhur është vajza me familjen e saj? A luan ajo rolin e një dëshmitareje të realitetit?Analizojmë tekstin 2 Pse ndihej e lumtur dhe në faj protagonistja kur komunikonte me prindërit? Si gërshetohen në mendimet e saj forca e dëshirës dhe e arsyes? Shpjegoni kuptimin që mbart shprehja: Madje arrita të mohoja edhe kombësinë time. Me çfarë është i lidhur ky qëndrim? 3 Kujtimet janë pjesë e pandarë e njeriut. Si i rrëfen vajza ato? 4 Pse vajzës i bën përshtypje dhe i mbetet në mendje porosia e gjyshes?Interpretojmë tekstin 5 “Persepolis”, vepra nga është shkëputur ky fragment, është me elemente autobiografike. Analizoni rëndësinë e detajeve të tilla në këtë pjesë. 6 Protagonistja e krahason veten me Kozetën. Zbuloni kush është Kozeta si personazh dhe pyesni në lidhje me karakteristikat e saj mësuesin/en tuaj. Pasi të hulumtoni edhe vetë në internet, krahasojeni atë me vajzën e fragmentit tonë. 7 Interpretoni qëndrimin e vajzës, të shprehur në fjalët: Ishte më lehtë të gënjeje, sesa ta mbaje [barrën e të qenit iraniane]. Pse integrimi në shoqëri për të është i vështirë? 8 Ku qëndron origjinaliteti apo e veçanta e kësaj pjese? Gjuha e tekstit  9 Gjeni disa folje që tregojnë ndryshimet fizike të vajzës.  10 Me ç’qëllim përdoren nuancat e ironisë? 11 Zëvendësoni shprehjen frazeologjike me një fjalë të vetme: më kërceu damari - _____________________Reflektim rreth tekstit 12 Merrni informacion rreth Iranit. Pyesni mësuesin e historisë, shihni dokumentarë të ndryshëm rreth tij ose hulumtoni në internet. Diskutoni në klasë rreth këtij vendi. 13 Diskutoni rreth marrëdhënieve me familjarët, duke iu përgjigjur pyetjeve: A mendojnë njësoj me ju prindërit tuaj për veshjet, shkollën dhe shoqërinë? A i vlerësoni këshillat e më të rriturve? A ju kanë ndihmuar ato në momente të caktuara? 14 Diskutoni rreth opinionit të mëposhtëm për këtë vepër:Me gjithë zymtësinë, Satrapí nuk bie kurrë pre e sensacionalizmit apo sentimentalizmit. Duke paraqitur mjeshtërisht pikëpamjen e një fëmije mbi luftën dhe idealet që ndryshojnë, ajo tregon edhe jetën e përditshme në Teheran, krenarinë e familjes së saj dhe dashurinë për vendin e tyre, paçka kohërave të trazuara. Fuqimisht e thjeshtë, kjo vepër u bashkohet autobiografive të tjera, që e përdorin grafikën për ta bërë të pamendueshmen, të zakonshme. Detyrë Bëni një ese me temë: Integrimi i vërtetë nis nga respekti për veten.90
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96