Page 93 - Demo
P. 93
Romani grafik FlasimPër romanin grafik ekzistojnë një sërë përkufizimesh. Sipas një përkufizimi më të shpeshtë, romani grafik është një rrëfim imagjinar që botohet në formë libri. Ndërsa përkufizimi i tij më i thjeshtë është: “ilustrime që tregojnë një histori dhe janë botuar në formë libri”. Romanet grafike janë vepra të botuara zakonisht në formën e një libri dhe tradicionalisht me elemente të spikatura komizmi. Ndonjëherë ata tregojnë një rrëfim të vetëm, të vazhdueshëm nga faqja e parë deri në fund; ndonjëherë tjetër janë përmbledhje të tregimeve më të shkurtra. Si të gjitha romanet e tjera kanë subjekt, ngjarje, personazhe, konflikt, veprim. 1 Komentoni figurat e mëposhtme që paraqesin dy faqe të një romani grafik. Si mendoni, çfarë efekti krijon kjo formë të treguari? Gjeni dhe shtoni informacione të tjera rreth romanit grafik. 10…VET M T TFAL NDEROJA.HEJ…KIOKO, DOJA…BRAM!11Viti i 2-të, Grupi AU…U…U…U…SHOQJA JOTE PO T PRET TEK INFERMIERIA.?!Klasa IX91

