Page 96 - Demo
P. 96
FjalorKur kthehet në “La Belle Aurore”, gjithçka ndryshon.Më shumë se kurrë, Sharlota ndien një ngut të madh.I duhet të veprojë pa humbur kohë.Vijat e vizatimeve të saj gjallërohen.Faqe të shumta kanë vetëm tekst.I duhet të tregojë historinë e familjes së saj.Para se të jetë tepër vonë.Disa vizatime përmbajnë më shumë skica.Ajo nuk pikturon, por vrapon.Kjo furi në pjesën e dytë të veprës është tronditëse.Një krijim në buzë të humnerës.E ngujuar, e dobësuar, e frikësuar, Sharlota harrohet dhe humb.Deri në fund.Në një letër, ajo do të shkruajë këto fjalë si përfundim:Isha secili nga personazhet e veprës sime.Mësova t’i shkelja të gjitha shtigjet.Dhe kështu u bëra vetvetja.Piktura e fundit të mbërthen me forcën e saj.Ajo vizaton veten përballë detit.Me kurriz nga shikuesi.Mbi trup ajo shkruan: Leben? oder Theater?Me atë mbyllet vepra që ka për subjekt jetën e saj.Kjo pamje ngjan çuditërisht me një fotografi të Sharlotës.Aty e sheh duke pikturuar diku në një kodër.Që ngrihet mbi detin Mesdhe.Ajo e shikon pa interes objektivin.A thua se fotografi po vjedh një çast nga soditja e saj.David Foenkinos është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të njohur në Francë. Ai është autor i dhjetëra romaneve, të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës, mes tyre edhe në shqip. Me romanin “Delikatesa”, ai u bë një nga autorët më të shitur në Francë. Në vitin 2014, me veprën “Sharlota”, Foenkinosi korri shumë sukses me lexuesit dhe me kritikën, duke fituar dy çmime letrare të rëndësishme.SHARLOTAKjo pjesë është shkëputur nga romani në vargje “Sharlota”. Kjo vepër rrëfen jetën e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore, në Berlin, në një familje hebraike.Kjo vepër rrëfen se si nëpërmjet procesit artistik krijues, individi mund të gjejë vetveten, me pasion, delikatesë dhe vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të brendshme. Sharlota, në vetminë e saj, e gjen shpëtimin në përjetimin e kujtimeve të jetës së saj të shkuar, në krijimin e një sërë veprash autobiografike (imazhe figurative, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj. Nëpërmjet sintetizimit të ndjesive të saj të brendshme në art, ajo shpreh vullnetin për të mbijetuar. Arti e shpëton nga vetmia dhe i jep forcë për të vazhduar përpara. Para leximitLeben? oder Theater?– gjerm.: “Jetë? apo Teatër”?La Belle Aurore– këtu: hoteli, bujtina ku qëndron heroina e veprës.94

