Page 97 - Demo
P. 97
Nga jeta që bën në harmoni të plotë me natyrën.Sharlota duket sikur është fije bari mes të tjerave.E mrekulluar nga ngjyra e qiellit.Përballë atij ndriçimi, mendja të shkon te fjalët e fundit të Gëtes.Para se të jepte shpirt, ai nisi të thërriste: – Më shumë dritë!Për të vdekur nevojitet një dritë verbuese.Për orë të tëra, ajo rendit gjithë vizatimet.Lypset të vërë rregull në historinë e jetës së vet.T’u vërë nga një numër pikturave më të vona.Ajo shton disa udhëzime muzikore të fundit.E tërë vepra përmblidhet në tri pako.Nëse ajo vetë do të marrë arratinë, nëse ajo vetë do të vdesë.Tani për tani, duhet me çdo kusht që puna e saj të ruhet.Të vihet në një vend të sigurt.Sharlota i fut pakot në një valixhe të madhe.I hedh një sy dhomës për herë të fundit.Nën trysninë e një emocioni të veçantë.Një përzierje gëzimi dhe melankolie.Kryerja e këtij misioni e shkëputi përkohësisht nga mendimet e ngulmëta.Pas kësaj, bota e jashtme shfaqet përsëri.Ajo është verbuese, pas aq muajsh vetëvëzhgimi.Papritmas heq dorë nga diçka që i është bërë shprehi.95

