Page 98 - Demo
P. 98
STUDIM TEKSTI Nga të këqyrurit e botës së brendshme.Sharlota përqafohet gjatë me Martën.E falënderon me gjithë zemër.Ka ardhur koha të ndahen.Atëherë ajo niset për në Vilëfranshë-syr-Mer.Në këmbë, me valixhen e vet.Kush vallë ta ketë takuar Sharlotën atë ditë?Duke ecur me veprën e jetës së saj?Thuajse dy vjet pas konsultës mjekësore, ajo kthehet te Moridisi.Këtu, ky është i vetmi njeri tek i cili ka besim....Sharlota i beson, pra, veprën e vet Moridisit.Dhe ia dedikon gjithashtu.Ja tek gjendet para apartamentit të Moridisit.I bie ziles.Derën ia hap vetë doktori.Ah... Sharlota, – thotë ai.Ajo nuk përgjigjet.E vështron atë.Dhe i zgjat valixhen.Duke thënë “Kjo është gjithë jeta ime”.Në saje të Moridisit, ne e dimë që kështu foli ajo.KJO ËSHTË GJITHË JETA IME.Ç’donte të thoshte ajo saktësisht me këtë frazë?Po ju jap një vepër që rrëfen krejt jetën time.Apo: Po ju jap një vepër po aq të rëndësishme sa jeta ime?Apo edhe: kjo është tërë jeta ime, sepse jeta ime ka marrë fund.Mos vallë kjo do të thotë se ajo do të vdesë së shpejti?Kjo është GJITHË jeta ime.Kjo frazë nuk të shqitet nga mendja.Të gjitha mënyrat e interpretimit të saj duken bindëse.Moridisi nuk e hap valixhen.Ai e vendos diku si diçka të çmuar.Madje mund të thuhet: Ai e fsheh atë.E bija më tregoi vendin ku vepra është ruajtur.Qëndrova pa lëvizur përballë kësaj të kaluare aq të prekshme.Një mallëngjim jashtëzakonisht tronditës.Kjo është gjithë jeta ime.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Çfarë paraqet piktura e fundit e realizuar nga Sharlota? Cilat janë fjalët e fundit që ajo shkruan mbi të? Fjalët e cilit shkrimtar i kujtohen rrëfimtarit, teksa e imagjinon Sharlotën duke punuar mbi veprën e saj të fundit?Kush është në qendër të subjektit të veprës së Sharlotës?Në sa pako përmblidhet vepra e saj krijuese?Pas sa kohësh u kthye Sharlota te Moridisi? Çfarë profesioni ka ai? Kush ia tregon vendin ku ishin mbajtur dorëshkrimet e Sharlotës rrëfimtarit?Romani në vargje është një formë e ndërmjetme mes poezisë dhe prozës. Ka shumë diskutime në lidhje me klasifikimin e formës së tij, pasi nuk është një poemë e gjatë e formës së “Iliadës”, “Odisesë” etj., dhe as një përmbledhje poemash, por nuk është as një roman i formës së zakonshme. Romani në vargje është një lloj romani i gjatë, në të cilin rrëfehet përmes formës së poezisë shumë më tepër sesa po të përdorej proza. Mund të përdoren forma të thjeshta ose të ndërlikuara të vargjeve, por zakonisht ka një plan të gjerë të rrëfimit, zëra të shumtë, dialog, rrëfim, përshkrim, portretizim dhe veprim tipik si në një roman.Karakteristikat kryesore të romanit në vargje janë: prania e skena intensive emocionale (përqendrimi në luhatjet emocionale të personazheve), përdorimi i formave poetike (vargje të lira, hapësira boshe, thurje të pazakonta të vargjeve), ndërtimi i veçantë i subjektit.Disa romane në vargje kanë subjekt të qartë, ku marrëdhëniet janë të shpjeguara si shkakpasojë, por shumë prej tyre u mungon ai. Përqendrimi në anën emocionale i bën lexuesit të kuptojnë subjektin nga grimca ngjarjesh dhe historish, të cilat i mbledh si në një kolazh. Kjo bën që lexuesi të jetë ndërveprues dhe shumë i përfshirë gjatë leximit të tyre. Rrëfimtari i ofron atij shumë momente të shkëputura, të cilat mund t’i bashkojë.Romani në vargje96

