Page 99 - Demo
P. 99


                                     STUDIM TEKSTI Analizojmë tekstin  2 Në këtë pjesë rrëfimi realizohet:në vetën e parë; nga veta e tretë në vetën e parë; nga veta e parë në vetën e tretë; në vetën e tretë. Shpjegoni efektin që krijon kjo mënyrë të rrëfyeri.  3 Gjeni në tekst ato vargje që tregojnë: gjendjen e tensionuar që po kalon Sharlota; nxitimin e saj; shkëputjen nga realiteti përreth; frikën se mund të mos ketë kohë të kryejë misionin; pasigurinë për atë që e pret. Interpretojmë tekstin  4 Interpretoni shprehjen: Kryerja e këtij misioni e shkëputi përkohësisht nga mendimet e ngulmëta. Cili është ky mision dhe në çfarë mënyre e shpëton Sharlotën ky mision? 5 Rrëfimtari jep disa interpretime të frazës: Kjo është jeta ime. Gjejini ato dhe shpjegoni pse janë dhënë në formë pyetjesh. 6 Shpesh përdoret fraza: Jeta është një teatër i madh. Duke u nisur nga kjo thënie, si e interpretoni titullin që u vendos dorëshkrimeve të saj Sharlota: Leben? oder Theater? (Jetë? apo Teatër?) 7 Duke u nisur nga vargu i parafundit: Një mallëngjim jashtëzakonisht tronditës, si mendoni se ka qenë fati i Sharlotës?Gjuha e tekstit 8 Cilat janë epitetet që përdoren për të karakterizuar gjendjen shpirtërore të Sharlotës gjatë kohës që realizon veprën e saj?  9 Në tekst ka raste kur rrëfimtari krijon kontakt të drejtpërdrejtë me lexuesin. Gjejini ato dhe diskutoni mënyrën se si krijohet ky shkurtim distance mes rrëfimtarit dhe lexuesit. 10 Në pjesën më të madhe të rasteve rrëfimi kryhet në kohën e tashme. Çfarë efekti krijon një zgjedhje e tillë? 11 Çfarë e karakterizon dialogun mes Sharlotës dhe Moridisit? Çfarë tregon ai për gjendjen shpirtërore të Sharlotës? 12 “Sharlota” është roman në vargje. Çfarë elementesh tipike për poezinë dhe çfarë elementesh tipike për prozën, shfaq pjesa e mësipërme? Elemente të poezisë Elemente të prozësReflektojmë rreth tekstit  13 Diskutoni rreth gjendjes emocionale të Sharlotës, duke u nisur nga fjalët që ajo shqipton: Vetëvëzhgimi, të këqyrurit e botës së brendshme.  14 Duke u nisur nga zgjedhja e Sharlotës për të treguar historinë e saj dhe të familjes së saj, misteret, dhimbjet, vuajtjet, gëzimet dëshirat, diskutoni në klasë në lidhje me atë që ju bëni në jetën tuaj. Ju pëlqen të tregoheni të mbyllur apo t’i ndani përvojat tuaja me ndonjë mik?  Detyrë Gjeni dhe sillni/tregoni në klasë libra të tjerë, të cilët rrëfejnë historinë e jetës së njerëzve realë. 97
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103