Page 10 - Demo
P. 10
81.2 Të mësojmë më shumë për atometA+E SE1 Vetitë e materiesAtomiBazuar në modelin e atomit të paraqitur prej Radhërfordit, bërthama ndodhet në qendër të atomit. Në bërthamë ndodhen protonet dhe neutronet. Numri i protoneve që ndodhen në një atom, shënohet me germën Z dhe quhet numër atomik. Çdo element kimik ka një numër atomik Z.Përveç numrit të protoneve, numri atomik Z tregon gjithashtu numrin e elektroneve që ndodhen në një atom. Për shembull, atomi i natriumit e ka numrin atomik Z = 11, pra, ai ka 11 protone dhe 11 elektrone.Në një atom, numri i protoneve (+) është i barabartë me numrin e elektroneve (-), pra, atomi është elektroasnjanës. Numri i neutroneve në një atom shënohet me germën N. Shuma e numrit të protoneve dhe numrit të neutroneve shënohet me germën A dhe tregon numrin e masës. Nga kjo del se: A = Z + NLe të marrim edhe një shembull tjetër: atomin e litiumit.Numri atomik Z = 3Numri i protoneve = 3Numri i elektroneve = 3 Numri i masës A = 7Numri i neutroneve = ?A = Z + NN = A – Z = 7 – 3 = 43Lilitium7numri atomik (Z)numri i masës (A)Elementi Simboli Numri i protoneve Elektronet NeutronetHidrogjeni H 1 1 0Heliumi He 2 2 2Litiumi Li 3 3 4Beriliumi Be 4 4 5Bori B 5 5 6Karboni C 6 6 6Azoti N 7 7 7Oksigjeni O 8 8 8Fluori F 9 9 10Neoni Ne 10 10 10Natriumi Na 11 11 12Magnezi Mg 12 12 12Alumini Al 13 13 14Silici Si 14 14 14Fosfori P 15 15 16Squfuri S 16 16 16Klori Cl 17 17 18Argoni Ar 18 18 22Kaliumi K 19 19 20Kalciumi Ca 20 20 20Në tabelën e mëposhtme janë renditur sipas rritjes së numrit të protoneve 20 elementet e para të sistemit periodik, simbolet e të cilave i kemi mësuar në klasën e tetë.

