Page 12 - Demo
P. 12
10A+E SE1 Vetitë e materies1. Sa elektrone ndodhen në atomin e karbonit?2. Sa protone ndodhen në atomin e beriliumit?3. Sa neutrone ndodhen në atomin e borit?4. Vizatoni diagramin e shpërndarjes së elektroneve tek atomi i magnezit.5. Cili nga elementet ka këto nivele energjetike: K = 2e-, L = 8e-, M = 4e-?6. Cila është struktura elektronike e atomit të fluorit?Pyetje dhe detyraatomi i beriliumit atomi i borit atomi i karbonitLe të shohim si janë shpërndarë elektronet në atomet e beriliumit, borit dhe karbonit.Shpërndarja e elektroneve në atomShkencëtari danez Nils Bor ishte i pari që dha idenë e lëvizjes së elektroneve rreth bërthamës në orbita rrethore të caktuara (shtresa elektronike), të cilat kanë një distancë të caktuar prej saj. Të ndodhura në këto shtresa, elektronet rrotullohen rreth bërthamës. Elektronet që lëvizin në shtresat elektronike më afër bërthamës kanë më pak energji, ndërsa ato që lëvizin në shtresat elektronike më larg bërthamës kanë më shumë energji. Shtresat elektronike, për shkak të energjisë që kanë elektronet që ndodhen në to, quhen ndryshe nivele energjetike dhe simbolizohen me rrathë koncentrikë (shih figurën e mëposhtme). Deri tani njihen 7 nivele energjetike, të cilat shënohen me numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, ose me germat K, L, M, N, O, P, Q.Numri i nivelit energjetik 1 2 3 4 5 6 7Simboli me germa K L M N O P QNumri i elektroneve (për tri nivelet e para) 1-2 1-8 1-18Numri i nivelit energjetik në atomin e një elementi përkon me numrin e periodës në sistemin periodik, domethënë, nëse një element ndodhet në periodën e tretë, atomi i tij ka tri nivele energjetike. Numri i elektroneve në nivelin e parë (K) është 1 deri në 2, në nivelin edytë (L) është 1 deri në 8, ndërsa në të tretin (M), 1 deri në 18. Çdo elektron shënohet me simbolin x.1.3 Shpërndarja e elektroneve në atomet e elementeveZ = 4K → 2 eZ = 5K → 2 eZ = 6K → 2 eL → 2 e- L → 3 e- L → 4 eShkencëtari danez, Nils Bor (1885-1962), ishte i pari që hodhi idenë e shtresave elektronike. KKKL L L

