Page 14 - Demo
P. 14


                                    121.4 Prirjet e elementeve të grupit IA1. Ku ndodhen metalet në sistemin periodik?2. Cila është prirja e pikave të vlimit për elementet e grupit IA?3. Rubidiumi vjen pas kaliumit. Cili është parashikimi juaj për pikën e vlimit të rubidiumit (Rb)?4. Cili ka më shumë elektrone: atomi i natriumit apo atomi i litiumit?Pyetje dhe detyraA+E1 Vetitë e materiesMetalet alkalineElementet e grupit IA të sistemit periodik janë: litiumi (Li), natriumi (Na), kaliumi (K), rubidiumi (Rb), ceziumi (Cs) dhe franciumi (Fr). Ky i fundit është element radioaktiv. Ato janë metalet më aktive në sistemin periodik. Ndryshe, quhen edhe metale alkaline, sepse gjatë bashkëveprimit me ujin japin baza të forta që quhen alkali.Siç vihet re në tabelë, duke kaluar nga lart-poshtë, rriten numri atomik, numri i masës dhe përmasat e atomeve.Me përmasa të atomit kuptojmë madhësinë e tij, e cila varet nga rrezja atomike. Rrezja atomike është distanca nga bërthama deri tek elektroni i shtresës së jashtme në atom.Elementi Valenca Numri atomik Numri i masës Pika e shkrirjes/ °C Pika e vlimit / °CLitiumi, Li I 3 7 180 1360Natriumi, Na I 11 23 98 900Kaliumi, K I 19 39 63 777metalet alkalineLiNaKVetitë e elementeve të grupit IA:•	 Janë metale të buta, priten lehtë me thikë, ruhen në vajguri, sepse oksidohen lehtë nga agjentët atmosferikë (O2, CO2, H2O).•	 Kanë shkëlqim metalik në sipërfaqen e prerjes.•	 Veprojnë me ujin dhe japin baza të forta e hidrogjen. •	 2Na + 2H2O → 2NaOH + H2 (NaOH është bazë e fortë)•	 Veprojnë me halogjenët (F2, Cl2, Br2, I2) dhe japin kripëra si:NaF, NaCl, NaBr, NaI.•	 Veprojnë me acidet e holluara HCl dhe H2SO4 dhe japin kripë e hidrogjen. 2Na + H2SO4 → Na2SO4 + H2Brenda grupit IA, duke kaluar nga litiumi te franciumi, numri i niveleve energjetike në atom rritet, pra rrezja atomike rritet. Gjithashtu, dhe aktiviteti kimik rritet nga litiumi te franciumi.Metali më aktiv i grupit dhe i gjithë sistemit periodik është Fr (franciumi).Tabela e mëposhtme paraqet disa të dhëna rreth tyre.grupi IANaF Fluorur natriumiNaCl Klorur natriumiNaBr Bromur natriumiNaI Jodur natriumi
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18