Page 15 - Demo
P. 15


                                    131.4 Prirjet e elementeve IA• Elementet e grupit IA kanë disa veti të përbashkëta.• Kur kalohet nga lart-poshtë, brenda grupit IA, vihet re se pikat e shkrirjes dhe ato të vlimit të atomeve të elementeve të këtij grupi kanë prirje të ulen, ndërsa rrezet atomike dhe aktiviteti kimik i tyre kanë prirje të rriten.• Elementet e grupit IA veprojnë me ujin duke dhënë baza dhe H2(g). Aftësia për të vepruar më vrullshëm me ujin rritet kur kalohet nga litiumi te ceziumi. Bazat e formuara nga metalet alkalinë quhen alkali dhe janë baza të forta. Franciumi është elementi më aktiv i grupit IA.Përmbledhje 5. Bazuar në strukturat elektronike të atomeve Li, Na, dhe K (figura e mësipërme), tregoni si ndryshojnë përmasat e atomeve të elementeve të grupit IA duke zbritur nga lart-poshtë.6. Çfarë kanë të përbashkët strukturat e atomeve të elementeve të grupit IA?7. Shpjegoni pse metalet Li, Na dhe K ndodhen në grupin IA.8. Bazuar në strukturën e atomeve të tyre, shpjegoni prirjet që shfaqin elementet e grupit IA. Pyetje dhe detyraVeprimtaria 1.4Vetitë kimike të metaleve të grupit IA (metalet alkaline)Li, Na dhe K ruhen në vajguri, në shishe të veçanta me ngjyrë të errët. Mësuesi/ja pret me thikë nga çdo metal një copë të vogël sa një kokërr misri.Në tri gota që përmbajnë ujë (1/3 e vëllimit të tyre) ai/ajo hedh: tek e para copën e litiumit, tek e dyta copën e natriumit dhe tek e treta copën e kaliumit. Kujdes: Nxënësit duhet të jenë 1 m larg vendit ku kryhet eksperimenti.Vëreni me kujdes çfarë ndodh. Provoni tretësirat me fenolftaleinë. Çfarë ngjyre marrin ato?Çfarë mjedisi kanë tretësirat: acid, bazik apo asnjanës? Shpjegoni pse.(Në rast se në laborator nuk keni litium apo kalium, mund të hyni në internet për të parë si zhvillohen këto eksperimente.)1 Vetitë e materiesA1 Cilat janë masat e sigurisë që nevojiten për kryerjen e eksperimenteve të mësipërme?A2 Përshkruani se çfarë ndodh gjatë bashkëveprimit të secilit metal me ujin. Shkruani reaksionet.A3 Pse themi që këto reaksione janë të ngjashme?A4 Cili metal veproi më vrullshëm me ujin?A5 Hartoni një listë me vetitë e tri elementeve.A6 Shpjegoni pse elementi rubidium nuk përdoret për eksperimente në shkollë.(Ndihmë: Kujtoni aktivitetin e metaleve të grupit IA.)Pyetje rreth veprimtarisëatomi i litiumit, Z = 33p 4natomi i kaliumit, Z = 1919p 20natomi i natriumit, Z = 1111p 12n
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19