Page 18 - Demo
P. 18
A+I A+E SE16Kreu 1 Ushtrime përmbledhëse1 Vetitë e materies1.1 Në tabelën e mëposhtme jepet informacion rreth katër elementeve të të njëjtit grup të sistemit periodik. Ato janë vendosur sipas radhës, ashtu si në tabelën e sistemit periodik.Elementi Pika e shkrirjes/ °C Pika e vlimit / °C Bashkëveprimi me ujinLitium, Li 180 1342 2Li + 2H2O → 2LiOH + H2 (çlirohen bulëza gazi H2) Reaksion ekzotermik. Çlirohet nxehtësi.Natrium, Na 883Kalium, K 63 2K + 2H2O → 2KOH + H2Reaksioni zhvillohet vrullshëm.Çlirohet shumë nxehtësi, merr flakë hidrogjeni.Rubidium, Rb 39 688 Reaksioni është shpërthyes. a) Duke kaluar nga lart-poshtë, brenda grupit IA, parashikoni çfarë ndodh me: • pikën e shkrirjes së natriumit;• pikën e vlimit të kaliumit.b) Elementet e grupit IA veprojnë me ujin dhe, krahas bazave përkatëse çlirohet edhe një substancë e gaztë. Emërtojeni atë.c) Përdorni informacionin e mësipërm për të parashikuar reaksionin e bashkëveprimit të natriumit me ujin.d) Shkruani reaksionet e bashkëveprimit të: • litiumit me oksigjenin; • natriumit me acidin sulfurik; • kaliumit me klorin.e) Më poshtë jepen numrat e masave për katër elemente të sistemit periodik: 23 7 39 85 Gjeni simbolet e tyre në sistemin periodik.f) Në atomin e litiumit ndodhen dy shtresa elektronike: n1 = 2e- dhe n2 = 1e-. Vizatoni diagramin e shpërndarjes së elektroneve për atomin e litiumit.g) Natriumi ka këtë strukturë elektronike: n1 = 2e-, n2 = 8e- dhe n3 = 1e- (2, 8, 1). Vizatoni diagramin e shpërndarjes së elektroneve për atomin e natriumit.h) Vizatoni dhe shpjegoni strukturat elektronike të atomeve të elementeve me numrat atomikë përkatës: Z = 12; Z = 9; Z = 15; Z = 7; Z = 16; Z = 19; Z = 10.i) Njehsoni numrin e neutroneve për secilin nga atomet e mësipërme.j) Renditini ato sipas vendit që kanë në sistemin periodik.k) Tregoni prirjen e numrit të masës A në këtë renditje.1.2 Shumë shkencëtarë dhanë idetë e tyre mbi ndërtimin e atomit:a) Cilat prej këtyre ideve i rezistuan kohës?b) Përmendni emrat e shkencëtarëve që dhanë këto ide?c) Vizatoni modelet që ata paraqitën.d) Emërtoni pjesëzat përbërëse të atomit.e) Cila pjesëz ka ngarkesë pozitive?

