Page 19 - Demo
P. 19
171 Ushtrime përmbledhëse1 Vetitë e materiesf) Po ngarkesë negative?g) Cila nga grimcat ka masë të papërfillshme?h) Pse në një atom, numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve?i) Ku vendosen protonet dhe neutronet? Si është madhësia e kësaj pjese në lidhje me madhësinë e atomit?j) Si quhen vendet ku vendosen elektronet?k) Sa elektrone mund të vendosen në tri shtresat e para: K, L, M?l) Cilat nga grimcat përbërëse të atomit kanë masë më të madhe dhe ku ndodhen ato?1.3 Neoni është një gaz i plogët. Struktura elektronike e tij është K = 2e-, L = 8e- (ose 2, 8).a) Cili nga diagramet e mëposhtme përputhet me strukturën elektronike të atomit të neonit?A B C D1.4 a) Litiumi, natriumi dhe kaliumi janë metale, ndërsa fluori, klori, bromi e jodi janë jometale. Shkruani reaksionet e bashkëveprimit të metaleve Li dhe Na me jometalet e përmendura më sipër, kur dihet se substancat që do të përftohen do të jenë kripërat NaCl, NaF, NaBr, NaI, LiCl, LiF, LiBr, LiI. (Kujdes: Molekulat e halogjeneve janë dyatomike.)b) Si do të jenë formulat e kripërave që formon kaliumi me këto jometale?c) Shkruani formulat e oksideve, hidroksideve dhe klorureve të këtyre elementeve: Li Na Kb) Sa protone ndodhen në bërthamën e këtij atomi? Çfarë ka tjetër në bërthamën e neonit? Sa është numri i këtyre grimcave? Çfarë ngarkese kanë ato? Si gjendet numri i masës së neonit?Jepni shpjegime. Neoni bën pjesë në grupin VIIIA të sistemit periodik. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe gazet e tjera të plogëta, si heliumi (He) dhe argoni (Ar). Përmendni të paktën dhe dy elemente të tjera që bëjnë pjesë në këtë grup.c) Tek atomi i heliumit (Z = 2) ndodhet një shtresë elektronike (nivel energjetik), tek atomi i neonit (Z =10) ndodhen dy shtresa elektronike, ndërsa tek atomi i argonit (Z = 18) ndodhen tri të tilla. Çfarë kanë të përbashkët këto atome? Pse elementet e grupit VIIIA quhen gaze të plogëta? Jepni shpjegime.d) Ku dallohen strukturat elektronike të atomeve të elementeve të grupit VIIIA nga strukturat elektronike të atomeve të grupeve të tjera të sistemit periodik?

