Page 20 - Demo
P. 20


                                    18 2 Ndryshimet energjetike2.1 Procesi i djegiesA+I A+E SEQymyri, druri, nafta, gazi natyror etj., digjen në prani të oksigjenit të ajrit. Procesi i djegies është një reaksion kimik. Gjatë djegies, substancat lidhen kimikisht me oksigjenin, duke dhënë përbërje të oksigjenuara. Qymyri digjet në ajër, duke dhënë dioksid karboni. C + O2 → CO2karbon + oksigjen → dioksid karboniGjatë djegies së qymyrit çlirohet një sasi nxehtësie, e cila mund të përdoret për gatim ose ngrohje. Djegia është një proces që zhvillohet shumë shpejt. Ndonjëherë ajo shoqërohet me flakë ose me kërcitje. Gjithashtu theksojmë se një pjesë e energjisë kimike të substancave që digjen, shndërrohet në energji termike, e cila shndërrohet në mjedis.Djegia e qymyritReaksion ekzotermikNë këtë reaksion, karboni dhe oksigjeni quhen reaktantë (ose substanca nistore), ndërsa dioksidi i karbonit quhet produkt (substancë e përftuar). Gjatë këtij reaksioni çlirohet energji dhe mjedisi ngrohet. Reaksionet që shoqërohen me çlirim energjie quhen reaksione ekzotermike.Një reaksion është ekzotermik, nëse shuma e energjive të reaktantëve është më e madhe se shuma e energjive të produkteve (Er > Ep). C O2 CO2 + →Reaktantët dhe produktet e një reaksioni kimikLe të shohim edhe njëherë këtë reaksion kimik të mësipërm.Oksigjeni është një nga substancat përbërëse të ajrit. Përveç oksigjenit, në ajër ndodhet edhe azoti (substancë e gaztë).Raporti në vëllim midis oksigjenit dhe azotit në ajër është 1:4. Azoti nuk e ndihmon djegien e substancave. Gjithashtu, në ajër ndodhen edhe sasi të vogla gazesh të tjera, si dioksidi i karbonit, dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit etj.Dioksidi i karbonit është produkt i frymëmarrjes së gjallesave dhe i reaksioneve të djegies. Shtimi i tij në atmosferë ndikon në rritjen e temperaturës së Tokës (efekti serrë). Dioksidi i squfurit dhe dioksidi i azotit janë produkte të reaksioneve që zhvillohen në mjaft procese industriale. Shtimi i gazeve CO2, SO2, NO2 ndikon në formimin e shiut acid, i cili është mjaft i dëmshëm për jetën e gjallesave.energjia potencialeenergjia e aktivizimitproduktetreaktantëtzhvillimi i reaksionit 
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24