Page 21 - Demo
P. 21


                                    2 Ndryshimet energjetike 192.1 Procesi i djegies• Procesi i djegies është një reaksion kimik, gjatë të cilit substancat lidhen me oksigjenin. Molekulat e oksigjenit janë dyatomike. Oksigjeni e ndihmon procesin e djegies.• Oksigjeni dhe azoti janë përbërësit kryesorë të ajrit. Ata ndodhen në raportin vëllimor 1:4. Azoti nuk e ndihmon djegien. Në ajër ndodhen edhe sasi të vogla gazesh të tjera, të cilat ndikojnë në formimin e shiut acid dhe efektit serrë.• Procesi i djegies shoqërohet me çlirim nxehtësie. Kjo tregon që ai është një reaksion ekzotermik.• Në çdo reaksion kimik dallojmë reaktantët dhe produktet.Përmbledhje 1 Në prani të cilës substancë ndodh procesi i djegies?2. Çfarë kuptojmë me termin reaksion ekzotermik?3. Pse themi që procesi i djegies është një reaksion ekzotermik?4. Çfarë vërejtët gjatë djegies së magnezit, ashklës së drurit, alkoolit, natriumit dhe hekurit pluhur?5. Çfarë kanë të përbashkët këto reaksione? Shkruani reaksionin e djegies së magnezit në ajër.Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyraVeprimtaria 2.1Djegia e substancave a) Për të provuar që procesi i djegies shoqërohet me dritë, kryeni eksperimentin e mëposhtëm:Kapni me një pincetë një copë shirit magnezi. Ndizeni atë në skajin e lirë. Magnezi digjet me dritë të bardhë verbuese.b) Për të provuar që procesi i djegies shoqërohet me flakë me ngjyra të ndryshme, kryeni eksperimentet e mëposhtme:Ndizni një ashkël druri, pak alkool dhe një copë shirit magnezi. Shikoni me kujdes ngjyrën e flakës në secilin rast.Djegia e magnezitDjegia e ashklës Djegia e alkoolit
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25