Page 22 - Demo
P. 22
1. Çfarë përftohet nga bashkëveprimi i hidrogjenit me oksigjenin? 2. Çfarë ndodh gjatë bashkëveprimit të aluminit me oksigjenin? 3. Në cilin grup bëjnë pjesë përbërjet e përftuara?4. Si do të jetë energjia e produkteve në krahasim me atë të reaktantëve në të tria reaksionet e mësipërme?Pyetje dhe detyra2.2 Procesi i djegies (vazhdim)Djegia e disa substancavePërveç lëndëve djegëse që përmendëm më lart, edhe hidrogjeni mund të përdoret si lëndë e djegshme e gaztë. Reaksioni i djegies së hidrogjenit në oksigjen paraqitet si më poshtë: H2(g) + O2(g) → H2O(l) + nxehtësi hidrogjen + oksigjen → ujë + nxehtësi reaktantë produkteMolekula e ujit përbëhet nga një atom oksigjen dhe dy atome hidrogjen. Energjia kimike e molekulave të oksigjenit dhe hidrogjenit nuk mjafton për fillimin e Reaksionet e oksidimitReaksioni i bashkëveprimit të një substance me oksigjenin quhet reaksion oksidimi. Ndryshe nga magnezi, hekuri vepron me oksigjenin e ajrit në prani të lagështirës, duke formuar ndryshkun sipas reaksionit:4Fe + nH2O + 3O2 → 2FeO3 • nH2O Ndonëse ndryshkja e hekurit është një reaksion i ngadaltë në krahasim me reaksionin e djegies së magnezit, por është gjithsesi një reaksion oksidimi, sepse hekuri lidhet me oksigjenin.Reaksioni i ndryshkjes së hekurit dhe reaksionet e djegies janë njëkohësisht edhe reaksione oksidimi.Bashkëveprimi i hidrogjenit me oksigjeninmbajtëselidhja me gjeneratorinpërzierje e hidrogjenit me ajrinkapësereaksionit, prandaj përzierjes hidrogjen-oksigjen i jepet një sasi energjie për të filluar reaksioni. Energjia e çliruar gjatë reaksionit është më e madhe se sasia e energjisë që jepet për fillimin e tij, ndaj ky reaksion është ekzotermik, Er > Ep (një pjesë e energjisë kimike të reaktantëve shndërrohet në energji termike që çlirohet në mjedis).Në figurën e mësipërme tregohet se si mund të përftohet ujë me anë të një pajisjeje të thjeshtë.Edhe alumini digjet në oksigjen të pastër. Djegia e tij shoqërohet me dritë dhe çlirim nxehtësie. Reaksioni i djegies së aluminit shkruhet si më poshtë:2Al(ng) + 3O2(g) → 2Al2O3(ng)Squfuri është jometal me ngjyrë të verdhë. Ai digjet në ajër dhe formon dioksidin e squfurit sipas reaksionit: S(ng) + O2(g) = SO2(g) Rritja e përqendrimit të dioksidit të squfurit në ajër ndikon në ndotjen e mjedisit.20 2 Ndryshimet energjetikeA+I A+E SE

