Page 24 - Demo
P. 24
222.3 Reaksione të tjera ekzotermikeA+E2 Ndryshimet energjetikeReaksionet e veprimit të metaleve me ujinNë klasën e 8-të kemi mësuar për reaksionet e metaleve me ujin. Ato zhvillohen si më poshtë:2K(ng) + 2H2O(l) = 2KOH(ng) + H2(g) + nxVërehet se në çdo reaksion çlirohet një sasi energjie në formën e nxehtësisë.Dimë se uji përbëhet nga molekula, të cilat formohen nga dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen. Më poshtë jepet skema e veprimit të kaliumit me ujin. kalium + ujë → hidroksid kaliumi + hidrogjenNë këtë reaksion ndodh shkëputja e lidhjeve midis hidrogjenit e oksigjenit dhe krijohen lidhje të reja midis K, O, H, duke formuar substancat produkt, hidroksidin e kaliumit (KOH) dhe hidrogjenin molekular (H2). Pjesa e tepërt e energjisë del në formën e nxehtësisë në mjedis.Reaksionet e metaleve me acidePo të hedhim një copë të vogël magnezi në provëzën që përmban acid klorhidrik të holluar, do të vëmë re se provëza ngrohet. Reaksioni i bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik shoqërohet me çlirim nxehtësie, pra është një reaksion ekzotermik.Mg(ng) + 2HCl(l) → MgCl2(ng) + H2(g)Matja e temperaturësRezultatet e eksperimentit të EmitTemperatura (në 0C) para fillimit të reaksionitTemperatura (në 0C) pas përfundimit të reaksionit18 42Rezultatet e eksperimentit të IzabelësTemperatura (në 0C) para fillimit të reaksionitTemperatura (në 0C) pas përfundimit të reaksionit21 45shirit magneziacid klorhidrik i holluar (HCl)termometërVeprimi i kaliumit me ujinVeprimtaria 2.3 AMatja e temperaturës para dhe pas përfundimit të reaksionitPara se të kryeni këtë eksperiment duhet të vendosni syze.Emi hodhi 10 ml acid klorhidrik të holluar në një provëz dhe mati temperaturën. Të njëjtën gjë bëri dhe Izabela në një provëz tjetër. Secila nga vajzat shtoi në provëzën e vet një masë të njëjtë magnezi (shirit). Ato matën përsëri temperaturën në secilën nga provëzat pas përfundimit të reaksionit.

