Page 25 - Demo
P. 25


                                    1. Shpjegoni pse duhet të mbajmë syze gjatë kohës që kryejmë eksperimente.2. Cilat janë substancat produkt që përftohen gjatë bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik të holluar?3. Si e kuptuan Emi dhe Izabela që reaksioni kishte përfunduar?4. Izabela mendonte se gjatë eksperimentit të saj u çlirua më shumë nxehtësi, sepse në përfundim të reaksionit, temperatura në provëzën e saj ishte më e lartë. Ndërkohë, Emi mendonte se sasitë e energjisë që u çliruan në secilën prej provëzave ishin të barabarta. Bazuar në tabelën e mësipërme, përcaktoni se cila nga vajzat kishte të drejtë. Pse?5. Emi dhe Izabela donin të dinin se si mund ta rritnin më shumë temperaturën e mjedisit ku zhvillohej reaksioni. Për të realizuar këtë, ato hodhën tri ide:a) të përdornin një shirit magnezi më të gjatë; b) të zëvendësonin magnezin me një metal tjetër; c) të zëvendësonin acidin me një acid tjetër.Përdorini këto ide si “pyetje shkencore” dhe hulumtoni rreth tyre në internet ose duke kryer eksperimente.Pyetje dhe detyra23Veprimtaria 2.3 BPlanifikimi i një hulumtimi rreth bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik• Reaksioni i bashkëveprimit të një metali me ujin apo të një metali me një acid shoqërohet me çlirim energjie. • Reaksioni, gjatë të cilit një metal vepron me ujin apo me një acid, është reaksion ekzotermik.Përmbledhje 1. Zgjidhni njërën nga tri “pyetjet shkencore” të mësipërme dhe hartoni një plan hulumtues për ndikimin e gjatësisë së shiritit të magnezit në rritjen e temperaturës së mjedisit ku do të zhvillohet reaksioni midis acidit klorhidrik dhe magnezit.2. Planifikoni hapat e zhvillimit të eksperimentit. Diskutoni rreth tyre me mësuesin/en.3. Tani kryeni eksperimentin. Merrni dy provëza dhe hidhni në secilën prej tyre nga 5 ml HCl të holluar. Matni temperaturën e secilës tretësirë (HCl + ujë). Shtoni në provëzën e parë 2 cm shirit magnezi, ndërsa në të dytën 3 cm. Kur reaksionet të kenë përfunduar, matni përsëri temperaturën në secilën provëz.4. Regjistroni rezultatet në fletore.Çfarë vutë re gjatë reaksioneve? Cila nga provëzat kishte temperaturën më të lartë? Ku çlirohet më shumë nxehtësi? Shpjegoni arsyen. A mendoni se një pjesë e nxehtësisë mund të humbasë (të shkojë për ngrohjen e mjedisit jashtë provëzës)? Si mund të zvogëlohet humbja e energjisë? Diskutoni në klasë rreth pyetjeve të mësipërme.2 Ndryshimet energjetikeA1 Çfarë nxorët si përfundim nga rezultatet e eksperimentit tuaj?A2 Krahasoni rezultatet tuaja me ato të shoqeve dhe shokëve të klasës, të cilët kanë bërë të njëjtin hulumtim. A janë të njëjta?A3 Si mund ta përmirësoni hulumtimin tuaj?Pyetje dhe detyra
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29