Page 27 - Demo
P. 27


                                    252.4 Reaksionet endotermike• Një reaksion kimik quhet endotermik nëse shoqërohet me thithje energjie (Er < Ep).• Një proces quhet endotermik nëse gjatë zhvillimit të tij thithet energji, p.sh.: shkrirja, avullimi e ndonjëherë edhe tretja e një substance.• Gjatë zhvillimit të një reaksioni endotermik temperatura e mjedisit ulet.Përmbledhje 2 Ndryshimet energjetike4. Pse shkrirja e akullit është një proces endotermik?5. Uji që formohet nga shkrirja e akullit mund ta ndryshojë përsëri gjendjen fizike. Tregoni si kalon ai nga gjendja e lëngët në një gjendje tjetër fizike, me kusht që procesi të jetë endotermik. Në cilën gjendje kalon uji?6. Pse kur dalim nga pishina (pasi kemi notuar) ndiejmë të ftohtë? Përdorni njohuritë tuaja mbi proceset endotermike dhe ekzotermike për të shpjeguar se çfarë ndodh në këtë rast.7. Parashikoni nëse ngrirja e ujit është proces endotermik apo ekzotermik. A mund ta shpjegoni parashikimin tuaj?Pyetje dhe detyraNjë proces tjetër endotermikPo të prekim një gotë kimike, në të cilën kemi përzier 25 ml ujë me 3 lugë laboratori klorur kaliumi (KCl), do të ndiejmë se ajo është e ftohtë. Në këtë rast nuk ka ndodhur asnjë reaksion kimik, sepse kloruri i kaliumit thjesht është tretur në ujë duke formuar tretësirën ujore të tij. Në këtë tretësirë, uji është tretësi, ndërsa kloruri i kaliumit është substanca e tretur.Kur kloruri i kaliumit hidhet në ujë, molekulat e ujit shpenzojnë energji për ta tretur. Për këtë arsye, temperatura ulet dhe gota është e ftohtë kur e prekim. Procesi i tretjes së klorurit të kaliumit është proces endotermik.Shkrirja e akullit është një tjetër proces endotermik. Nëse vendosim një copë akulli në një enë, në temperaturën e dhomës, do të shohim se ai do të shkrijë dhe do të kthehet në lëng. Në këtë rast themi se uji mori energji nga mjedisi për të kaluar nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët.Çfarë ndodh me grimcat gjatë ndryshimit të gjendjes fizike të ujit?Molekulat e ujit tek akulli janë të organizuara në mënyrë të rregullt dhe forcat e tërheqjes midis tyre janë të mëdha. Ato bëjnë vetëm lëvizje luhatëse rreth pozicionit ku ndodhen.Kur molekulat që ndodhen në sipërfaqen e akullit marrin energji nga mjedisi, fillojnë të lëvizin më shumë. Nëse ato akullmerr energji nga mjedisiujëklorur kaliumitermometërpërzierësujëzotërojnë energji të mjaftueshme, mund të lëvizin edhe më shumë. Për pasojë fillojnë të prishen lidhjet që i mbajnë molekulat në gjendje të ngurtë (akull), pra grimcat rrëshqasin njëra pas tjetrës derisa i gjithë akulli të kthehet në ujë (lëng). Shkrirja e akullit është një proces endotermik.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31