Page 28 - Demo
P. 28


                                    262.5 Përcaktimi i proceseve ekzotermike dhe endotermikeVeprimtaria 2.5Proces ekzotermik apo endotermik?1. Merrni dy gota plastike. Tek e para hidhni 5 ml ujë, ndërsa tek e dyta 5 ml acid sulfurik ose klorhidrik.2. Matni temperaturat e dy lëngjeve (ujit dhe acidit).3. Shtoni në secilën gotë nga 3 gr KNO3 (nitrat kaliumi). 4. Kur të përfundojë procesi i tretjes së nitratit të kaliumit në ujë, matni temperaturën. Të njëjtën gjë bëni edhe pas përfundimit të reaksionit të bashkëveprimit të nitratit të kaliumit me acidin. Shënoni në fletore rezultatet dhe përcaktoni për të dyja rastet nëse procesi është ekzotermik apo endotermik.A1 Pse për eksperimentin e mësipërm përdoret gotë plastike dhe jo qelqi?A2 Cili nga proceset u shoqërua me çlirim energjie?A3 Cili nga proceset u shoqërua me thithje energjie?Pyetje dhe detyraA+E2 Ndryshimet energjetikeMësuam se reaksionet ekzotermike shoqërohen me çlirim energjie, ndërsa reaksionet endotermike shoqërohen me thithje energjie. Analizoni dy shembujt e mëposhtëm.Reaksionet ekzotermike dhe përdorimi i tyreMjaft reaksione apo procese tretjeje në ujë shoqërohen me çlirim energjie në formimin e nxehtësisë. Ndonjëherë procesi i tretjes në ujë mund të jetë edhe reaksion kimik, p.sh.: tretja në ujë e oksideve bazike të elementeve të grupit IA si Li2O, K2O apo të metaleve të grupit IIA, si CaO, BaO, është reaksion kimik. Le të studiojmë tretjen e CaO në ujë. Kur oksidi i kalciumit tretet në ujë ndodh një reaksion kimik, i cili përfundon me formimin e hidroksidit të kalciumit. Gjatë këtij reaksioni çlirohet energji në formën e nxehtësisë. Barazimi kimik i këtij reaksioni shkruhet: CaO(ng) +H2O(l) = Ca(OH)2(uj) + nxNxehtësia e çliruar gjatë këtij reaksioni mund të përdoret për të ngrohur ushqimet ose lëngjet e ngrira.Procesi është ekzotermik.çlirohet nxehtësiftohja e ujit të valuar shkrirja e akullitthithet energjiProcesi është endotermik.gotë plastiketermometër
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32