Page 30 - Demo
P. 30
28Kreu 2 Ushtrime përmbledhëse2 Ndryshimet energjetike2.1 Zgjidhni një nga fjalët apo shprehjet e mëposhtme për të plotësuar secilin nga pohimet e dhëna.Çdonjëra prej tyre mund të përdoret një herë, më shumë se një herë ose asnjëherë. djegie ulet endotermik avullimekzotermik rritet akull i shkrirëshirit magnezi me acid klorhidrik hidrogjen karbonat natriumi me acid citrika) Bashkëveprimi i _______________________ është një shembull reaksioni që shoqërohet me çlirim energjie.b) Bashkëveprimi i _____________________________ është një shembull reaksioni endotermik.c) Në një reaksion endotermik, temperatura ____________.d) Shembull i një procesi endotermik është ____________.e) Tipi i reaksionit të bashkëveprimit të kalciumit me ujin është _________.2.2 Lada dhe Eraldi kryen nga një hulumtim për të njehsuar sasinë e energjisë së çliruar nga bashkëveprimi i masave të ndryshme në gram të kalciumit me të njëjtën masë në gram ujë. Secili prej tyre mori katër provëza me nga 10 ml ujë. Fillimisht ata matën temperaturën e ujit të secilës provëz. Në provëzën e parë, Lada shtoi 1 g kalcium, tek e dyta 2 g, tek e treta 3 g dhe tek e katërta 4 g kalcium. Po kështu veproi edhe Erladi.Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rezultatet e Ladës. Në këtë tabelë janë paraqitur rezultatet e Eraldit.Masa e Ca (në g) Temperatura në 0C e ujit Temperatura në 0C e tretësirës pas përfundimit të reaksionit1 19 202 19 213 19 224 19 23Masa e Ca (në g) Temperatura në 0C e ujit Temperatura në 0C e tretësirës pas përfundimit të reaksionit1 21 222 21 223 21 244 21 25a) Çfarë prirjeje (rreth ndryshimit të temperaturës në lidhje me masën e Ca) vihet re në tabelat e mësipërme?b) Parashikoni rritjen e temperaturës nëse shtohet 5 g Ca në të njëjtën masë uji.c) Bazuar në rezultatet e Ladës, njehsoni ndryshimin e temperaturës për të gjitha masat e kalciumit që u përdorën. Të njëjtën gjë bëni edhe për rezultatet e Emit.d) Hartoni një tabelë përmbledhëse, ku të tregohet rritja mesatare e temperaturave për çdo masë kalcium. (Në tabelë nuk është e nevojshme të shënohet temperatura fillestare dhe ajo përfundimtare.)e) Emi dhe Lada ndërtuan nga një grafik me rezultatet e tyre. Cilën madhësi duhet të vendosin ato në boshtin horizontal dhe cilën në boshtin vertikal?f) Cilat njësi do të përdorin vajzat për madhësitë përkatëse?g) Eraldi me Arbenin kryen grupin e tretë të eksperimenteve. Ata përdorën nga 20 ml ujë në vend të 10 ml. A mund t’i marrin ata rezultatet e Emit dhe të Ladës për të njehsuar ndryshimin mesatar të temperaturës? Shpjegoni përgjigjen tuaj.

