Page 33 - Demo
P. 33


                                    3 Aktiviteti i metaleve 313.1 Reaksionet e metaleve me oksigjeninVeprimtaria 3.1Hulumtim rreth bashkëveprimit të metaleve me oksigjenin e ajrit• Nga veprimi i metaleve me oksigjenin e ajrit formohen oksidet e metaleve.• Aktiviteti i një metali ndryshon nga aktiviteti i një metali tjetër. Përmbledhje Nëpërmjet kësaj veprimtarie mund të provoni aktivitetin e disa metaleve.Diskutoni me mësuesin/en për rregullat që duhet të zbatoni gjatë eksperimenteve që do të kryeni.1. Pritni nga një copë të vogël prej këtyre metaleve:Li, Na, Mg, Ca, Cu dhe Al.2. Nxehini njëra pas tjetrës në flakën e një llambe me gaz, si në figurën përbri.3. Ndërtoni në fletore një tabelë, ku të shënoni përfundimet për secilin eksperiment.A5 Pse gjatë punës në laborator duhet të zbatohen disa rregulla specifike?A6 Cili nga metalet e mësipërme veproi më shpejt me oksigjenin e ajrit? Shkruani reaksionet për secilin bashkëveprim.A7 Shpjegoni pse është i vështirë dhe i rrezikshëm përdorimi i natriumit si përcjellës i rrymës elektrike. A8 Cili reaksion zhvillohet më shpejt: ai i formimit të ndryshkut te një gozhdë hekuri apo reaksioni i djegies së natriumit?Pyetje dhe detyraVeprimi i metaleve të grupit IA me oksigjeninMetalet e grupit IA janë më aktive se metalet e grupeve të tjera. Ato ruhen në vajguri, sepse veprojnë me lagështirën e ajrit. Këto metale veprojnë me oksigjenin e ajrit, duke dhënë okside bazike:metal + oksigjen ➝ oksid bazikNëse nxjerrim një copë të vogël Li nga vajguri, do të vëmë re se pas disa minutash ajo do ta humbasë shkëlqimin metalik. Kjo ndodh për shkak të bashkëveprimit të metalit me oksigjenin e ajrit sipas reaksionit: 4Li + O2 = 2Li2O
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37