Page 34 - Demo
P. 34
323.2 Reaksionet e bashkëveprimit të metaleve me ujinVeprimtaria 3.2Hulumtim rreth bashkëveprimit të disa metaleve me ujin1. Merrni disa copa të vogla metalesh të ndryshme, si: Na, Mg, Ca, Al, Cu, Fe, Zn. Përveç natriumit dhe kalciumit, pastrojini sipërfaqet e metaleve të tjera me letër smerili. Kujdes: Mos i prekni me dorë natriumin dhe kalciumin!Pastrimi bëhet për të hequr cipat okside nga sipërfaqet e metaleve, të cilat i pengojnë ato të jenë në kontakt me ujin.2. Çdo metal futeni në një provëz të veçantë, të mbushur më parë me ujë deri në 1/3 e vëllimit të saj (shih figurën djathtas).3. Ndërtoni në fletore një tabelë, ku të shpjegoni se çfarë ndodhi gjatë eksperimenteve. Disa nga metalet e mësipërme nuk veprojnë me ujin e ftohtë, por me avujt e ujit. Në këto raste duhet që përmbajtjet e provëzave t’i ngrohni derisa të shikoni formimin e produkteve. Me ujin, natriumi e kalciumi japin hidrokside dhe hidrogjen, ndërsa magnezi, alumini dhe hekuri japin okside dhe hidrogjen. Bakri nuk vepron me ujin në mungesë të oksigjenit.A1 Cili nga metalet e mësipërme ishte më aktiv? Ku u bazuat për të arritur në këtë përfundim?A2 Bazuar në përfundimet e eksperimenteve të mësipërme, renditni metalet sipas shkallës së aktivitetit kimik në zbritje, nga metali më aktiv deri te metali më pak aktiv.A3 Shpjegoni pse disa nga metalet veprojnë me ujin e nxehtë, por jo me ujin e ftohtë.Pyetje dhe detyraA+E3 Aktiviteti i metaleveReaksionet e metaleve të grupit IA me ujinNë kapitullin e parë mësuam disa nga vetitë kimike të elementeve të grupit IA. Kemi parë reaksionin e bashkëveprimit të litiumit me ujin. Theksojmë gjithashtu se edhe metalet e tjera të këtij grupi veprojnë në mënyrë të ngjashme me ujin. Cili prej tyre vepron më vrullshëm me ujin, pra është më aktiv se të tjerët? Le të analizojmë se si veprojnë litiumi, natriumi dhe kaliumi me ujin e ftohtë.Litiumi vepron me ujin duke dhënë hidroksidin e litiumit, LiOH dhe hidrogjen, H2 (g).Natriumi, vepron më vrullshëm me ujin se Li. Edhe në këtë rast produkti është NaOH dhe H2(g).Kaliumi vepron edhe më vrullshëm me ujin se Li dhe Na. Në këtë rast, energjia që çlirohet është aq e madhe, saqë hidrogjeni i çliruar merr flakë. Produktet janë KOH dhe H2(g).Në sistemin periodik vëmë re se litiumi është metali i parë i grupit IA, poshtë tij ndodhet natriumi dhe poshtë natriumit, kaliumi. Metalet e grupit IA quhen ndryshe metale alkaline, sepse veprojnë me ujin dhe japin baza (hidrokside).

