Page 35 - Demo
P. 35
333.2 Reaksionet e bashkëveprimit të metaleve me ujin• Metalet e grupit IA veprojnë vrullshëm me ujin. • Kaliumi vepron me ujin e ftohtë më vrullshëm se natriumi, ndërsa natriumi vepron më vrullshëm se litiumi. Kjo do të thotë se aktiviteti i metaleve të grupit IA rritet nga lart-poshtë, brenda grupit.• Disa metale nuk veprojnë me ujin e ftohtë në mungesë të oksigjenit të ajrit. Përmbledhje A1 Pse metalet e grupit IA ruhen në vajguri?A2 Cili nga metalet e mësipërme: litiumi, natriumi apo kaliumi, vepron më vrullshëm me ujin? Shkruani reaksionet e bashkëveprimit të tyre me ujin.A3 Cili është gazi që çlirohet nga veprimi i kalciumit me ujin? Si mund ta hetojmë atë?A4 Si mendoni, cili nga metalet është më aktiv: kalciumi apo magnezi? Argumentoni përgjigjen duke u bazuar në vendndodhjet e këtyre metaleve në sistemin periodik.A5 Shkruani me fjalë dhe me formula reaksionet e bashkëveprimit të Ca me ujin dhe të Mg me avujt e ujit.A6 Bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të materies dhe në lëvizjen e grimcave, shpjegoni pse bashkëveprimi i magnezit me avujt e ujit është më i vrullshëm sesa bashkëveprimi i tij me ujin e ftohtë.Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyra3 Aktiviteti i metaleveReaksionet e metaleve të tjera me ujinMësuam që metalet e grupit IA veprojnë vrullshëm me ujin e ftohtë. Nëse do të hulumtonim për aftësinë e bashkëveprimit të të gjitha metaleve me ujin, do të vërenim se përveç metaleve të grupit IA ka edhe metale që veprojnë jo dhe aq vrullshëm me ujin e ftohtë (si kalciumi); metale që veprojnë më shpejt me avujt e ujit se me ujin e ftohtë (si magnezi); si dhe metale që nuk veprojnë me ujin e ftohtë në mungesë të oksigjenit të ajrit (si hekuri, bakri etj.).Eksperimenti 1. Figura e parë djathtas paraqet një enë me ujë, në të cilën është hedhur një copë kalciumi. Mbi copën e kalciumit është vendosur një hinkë dhe, sipër saj, një provëz për të mbledhur gazin që çlirohet. Në fund të reaksionit përftohet hidroksid kalciumi dhe hidrogjen gaz.Eksperimenti 2. Figura e dytë djathtas paraqet bashkëveprimin e magnezit me avujt e ujit, të cilët dalin herë pas here nga një pllakë qeramike e lagur më parë me ujë. Gjatë eksperimentit magnezi nxehet. Në përfundim të reaksionit përftohet oksidi i magnezit dhe hidrogjen gaz, i cili mund të digjet.nxehtësipllakë qeramikehidrogjen gazshirit magneziflluska gazikalciumMetal alkalin + ujë → hidroksid i metalit + hidrogjen gazAktiviteti i tyre rritet kur kalohet nga lart-poshtë, brenda grupit IA.

