Page 37 - Demo
P. 37
353.3 Reaksionet e metaleve me acidet e holluaraVeprimtaria 6.3Hulumtim rreth reaksioneve të metaleve me acidet e holluara (klorhidrik dhe sulfurik)• Gjatë bashkëveprimit të një metali me një acid të holluar përftohet kripa e metalit dhe hidrogjeni.• Metalet, kur veprojnë me acidet, shfaqin nivele të ndryshme të aktivitetit.Përmbledhje Qëllimi i këtij hulumtimi është të përcaktoni renditjen e metaleve sipas aktivitetit kimik në rritje apo në zbritje. Për planifikimin e hulumtimit mbështetuni në informacionin dhe idetë e dhëna në pjesën e parë të këtij mësimi. Para se të kryeni hulumtimin tuaj, diskutoni me mësuesin/en planin e përgatitur. Gjatë eksperimentit që do të zhvilloni, mos harroni të zbatoni rregullat e punës në laborator, si dhe ato të përdorimit të reaktantëve e pajisjeve laboratorike.Zgjidhni me ndihmën e mësuesit/mësueses, pajisjet dhe reaktantët që ju nevojiten për të realizuarhulumtimin. Më poshtë jepen disa pyetje. Diskutoni në grup rreth përgjigjeve të tyre.1. Gjatë zhvillimit të reaksioneve të metaleve të ndryshme me acidet e holluara:a) Cilën madhësi duhet të mbani të pandryshuar? b) Cilën madhësi duhet të ndryshoni?c) Si do ta dallonit metalin më aktiv nga ai më pak aktiv?d) Cilat pajisje dhe reaktantë do të përdorni? e) Çfarë masash duhet të merrni për t’u mbrojtur?Tani kryeni eksperimentet me ndihmën e mësuesit/es. Shënoni përfundimet në një tabelë për të krijuar ndonjë ide mbi renditjen e metaleve sipas aktivitetit të tyre.3 Aktiviteti i metaleveekran mbrojtësMagnez, bakër, hekur, alumin, zink, plumb, në formë copash të vogla, fijesh apo pluhuri.A1 Pse gjatë hulumtimit tuaj nuk duhet të përdoreshin natriumi dhe kalciumi?A2 Cilin prej cilindrave matës zgjodhët për të matur vëllimin e acidit që përdorët në eksperimentet që kryet?Pyetje dhe detyra

