Page 38 - Demo
P. 38
363.4 Radha e aktivitetit të metaleve1. a) Si mendoni, ku mund të vendoset litiumi në radhën e aktivitetit të metaleve?b) Renditni të paktën dy arsye që shpjegojnë pse litiumi duhet të vendoset aty.2. a) Platini bën pjesë në grupin e metaleve të çmuara dhe përdoret në argjendari. Ai e ruan shkëlqimin metalik për një kohë të gjatë, ashtu si dhe metalet e tjera të çmuara. Ku mund të vendoset platini në radhën e aktivitetit të metaleve?b) Tregoni dy arsye që shpjegojnë pse platini duhet të vendoset aty.3. Bazuar në simbolet e metaleve të mësipërme, përpiquni të mbani mend renditjen e tyre në radhën e aktivitetit.Pyetje dhe detyraA+E SE3 Aktiviteti i metaleveBazuar në reaksionet e metaleve me oksigjenin, ujin lëng, avujt e ujit apo me acidet e holluara, mësuam se jo të gjitha metalet janë njësoj aktive. Duke analizuar rezultatet e eksperimenteve të kryera në klasë apo të përshkruara në libër, mund t’i renditim metalet sipas aktivitetit në rritje apo në zbritje. Një renditje e tillë quhet radhë e aktivitetit të metaleve. Radha e aktivitetit, e paraqitur përbri, tregon renditjen e disa metaleve sipas aktivitetit të tyre në zbritje, d.m.th. metalet më aktive ndodhen në krye dhe ato më pak aktive në fund të saj. Litumi, LiKalium, KNatrium, NaKalcium, CaMagnez, MgAlumin, AlZink, ZnHekur, FePlumb, PbHidrogjen, HBakër, CuMërkuri, HgArgjend, AgAr, Au më pak aktivemë aktiveÇfarë tregon radha e aktivitetit të metaleve?a) Aktiviteti i metaleve të renditura më sipër vjen duke u zvogëluar nga kaliumi tek ari. Pra, kaliumi është më aktiv se natriumi, natriumi është më aktiv se kalciumi etj. b) Çdo metal i renditur në radhën e aktivitetit ka aftësinë të zhvendosë nga tretësira ujore e kripërave të veta të gjitha metalet që ndodhen pas tij. E anasjella nuk ndodh. Për shembull, zinku e zhvendos hekurin nga tretësira ujore e kripës së tij, por reaksioni i anasjellë nuk ndodh.FeSO4(uj) + Zn(ng) = ZnSO4(uj) + Fe(ng)c) Metalet që ndodhen përpara hidrogjenit në radhën e aktivitetit, janë më aktive se ai, ndërsa metalet që ndodhen pas hidrogjenit, janë më pak aktive se ai. Metalet më aktive se hidrogjeni e zhvendosin hidrogjenin nga acidi klorhidrik i holluar apo i përqendruar, si dhe nga acidi sulfurik i holluar, ndërsa metalet më pak aktive se hidrogjeni nuk mund ta zhvendosin atë. Bakri ndodhet pas hidrogjenit, ndaj ai nuk mund ta zhvendosë atë.2Al(ng) + 6HCl(uj) = 2AlCl3(uj) + 3H2(g)Mg(ng) + H2SO4(uj) = MgSO4(uj) + H2(g)

