Page 40 - Demo
P. 40
383.5 Reaksionet e zëvendësimitVeprimtaria 3.5 AZhvendosja e metaleveNë këtë veprimtari do të përdorni katër metale: bakër, magnez, hekur e zink, si dhe katër tretësira ujore të kripërave të tyre: sulfat bakri CuSO4, sulfat magnezi MgSO4, sulfat hekuri FeSO4 dhe nitrat zinku Zn(NO3)2. 1. Në secilën prej provëzave (shih figurën përbri) shtoni nga 3 ml tretësirë ujore të sulfatit të bakrit.2. Hidhni një copë të vogël hekuri te provëza e parë, një copë të vogël magnezi tek e dyta dhe një copë të vogël zink te provëza e tretë. 3. Mos i lëvizni provëzat për disa minuta.Bazuar në radhën e aktivitetit të metaleve, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:1. Cili nga metalet është më aktiv: zinku apo plumbi?2. A e zhvendos zinku plumbin nga nitrati i tij?3. Cili është më aktiv: argjendi apo alumini?4. A e zhvendos argjendi aluminin nga sulfati i tij?Pyetje dhe detyraA+E3 Aktiviteti i metaleveNëse fusim një gozhdë hekuri të pastër në një gotë kimike që përmban tretësirë ujore të sulfatit të bakrit (CuSO4), do të ndodhë një reaksion interesant. Gjatë këtij bashkëveprimi vihet re se ngjyra blu e tretësirës së sulfatit të bakrit fillon të zbehet dalëngadalë (shih figurën përbri). Ajo që bie më shumë në sy është se me kalimin e kohës, gozhda merr ngjyrë të kuqërremtë, atë të bakrit. Më poshtë jepet barazimi kimik i këtij reaksioni: CuSO4 + Fe = FeSO4 + Cu sulfat bakri + hekur → sulfat hekuri + bakërSiç e shohim edhe në figurë, gozhda e hekurit është mbuluar me bakër. Duke qenë se hekuri është më aktiv se bakri, ai e zhvendos bakrin nga sulfati i bakrit, duke zënë vendin e tij. Përftohet kështu sulfati i hekurit dhe bakri Në gotën kimike, e cila përmban tretësirë ujore të sulfatit të bakrit, fusim një gozhdë hekuri të pastër. Kur e nxjerrim gozhdën nga tretësira, vëmë re se ajo është mbuluar me bakër.sulfat bakrihekurmagnez zinkdel i lirë. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zëvendësimi ose reaksion zhvendosjeje.Reaksioni i anasjellë nuk ndodh, sepse bakri është më pak aktiv se hekuri. Nga radha e aktivitetit dimë se një metal më aktiv mund të zhvendosë një metal më pak aktiv nga kripa e tij.

