Page 41 - Demo
P. 41
393.5 Reaksionet e zëvendësimit• Një metal më aktiv zhvendos metalin më pak aktiv nga tretësira ujore e kripës së tij. • Duke vrojtuar reaksionet kimike të metaleve Cu, Mg, Fe dhe Zn, mund t’i renditim ato sipas aktivitetit kimik në rritje apo në zbritje. Përmbledhje 4. Vrojtoni me kujdes dhe shënoni në fletore çfarë ndodhi.5. Përsëritni hapat 1 deri 4, duke përdorur tretësirë të sulfatit të magnezit në vend të sulfatit të bakrit, si dhe metalet: bakër, hekur, zink.6. Përsëritni hapat 1 deri 4, duke përdorur tretësirë të sulfatit të hekurit dhe metalet: bakër, magnez, zink.7. Përsëritni hapat 1 deri 4, duke përdorur tretësirë të sulfatit të zinkut dhe metalet: bakër, magnez, hekur.Kujdes: Mos i prekni metalet me duar. Përdorni pincat. Pas përfundimit të eksperimenteve, lajini mirë duart.Veprimtaria 3.5 BPërcaktimi i vendit që zë një metal i panjohur në radhën e aktivitetitDuke zbatuar rregullat e sigurisë, hulumtoni nëse metali i panjohur ndodhet para apo pas hidrogjenit. Duke qenë se nuk e njihni metalin dhe as vetitë e tij, kapeni atë me një pincetë.Në secilën nga tretësirat e përdorura në veprimtarinë 3.5 A, hidhni nga një copë të metalit të panjohur dhe vëzhgoni nëse ndodh ndonjë reaksion. Shënoni në fletore çfarë vutë re.Bazuar në eksperimentet e kryera, renditni metalin e panjohur në radhën e aktivitetit.A3 A e gjetët se cili është metali që hulumtuat? Argumentoni përgjigjen.Pyetje dhe detyraA1 Shpjegoni çfarë ndodhi në eksperimentin e parë (pika 1, 2, 3), në të dytin (pika 5), në të tretin (pika 6) dhe në të katërtin (pika 7). Plotësoni tabelën e mëposhtme.Eksperimenti 1 2 3 4Tretësira CuSO4 MgSO4 FeSO4 ZnSO4Metalet Mg, Fe, Zn Cu, Fe, Zn Cu, Mg, Zn Cu, Fe, MgMetali që zhvendos bakrin, magnezin, hekurin, zinkun, nga tretësira ujore e kripës përkatëse.A2 Cili ishte metali më aktiv? Po më pak aktiv? Shkruani reaksionet përkatëse.Pyetje dhe detyra3 Aktiviteti i metaleve

