Page 42 - Demo
P. 42
403.6 Reaksionet e zëvendësimit (vazhdim)1. A ndodh reaksion midis hekurit dhe oksidit të aluminit? Shpjegoni pse.2. Pse reaksioni midis aluminit dhe oksidit të hekurit është i përshtatshëm për ngjitjen e shinave të trenit?3. Zakonisht furrnaltat ndërtohen pranë zonave të pasura me xeherorë hekuri dhe qymyrguri. Pse?Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyraA+E6 Aktiviteti i metaleveBazuar në radhën e aktivitetit të metaleve, del se alumini është më aktiv se hekuri, ndaj ai e nxjerr hekurin në gjendje të lirë nga oksidi i tij. Metoda e nxjerrjes së hekurit nga oksidi i tij me anë të aluminit quhet aluminotermi.Ajo zhvillohet sipas reaksionit të mëposhtëm: 2Al(ng) + Fe2O3(ng) = Al2O3(l) + 2Fe(l) Për të filluar reaksioni, përzierja e oksidit të hekurit dhe aluminit duhet të nxehet. Sasia e nxehtësisë që nevojitet për fillimin e reaksionit sigurohet nga zhvillimi i një reaksioni ekzotermik.Reaksioni i bashkëveprimit të aluminit me oksidin e hekurit shoqërohet me çlirim shumë të madh nxehtësie, pra është një reaksion ekzotermik.Temperatura rritet aq shumë, sa hekuri përftohet në gjendje të lëngët. Pika e shkrirjes së hekurit është 1535oC. Ky reaksion zbatohet për ngjitjen e shinave të trenit (shih figurën anash). Oksidi i hekurit dhe pluhuri i aluminit veprojnë së bashku. Hekuri i lëngët që përftohet nga ky reaksion rrjedh midis shinave dhe i lidh ato me njëra-tjetrën. Nxjerrja e metaleve nga oksidet e tyre me anë të karbonitEdhe pse karboni nuk është metal, ai mund të përdoret për të nxjerrë në gjendje të lirë disa metale (p.sh.: zinkun, hekurin, kallajin, plumbin etj.) nga xeherorët e tyre oksidë. Xeheror quhet shkëmbi që përmban oksidin e metalit.Rreth 3500 vjet më parë, njerëzit zbuluan se mund të nxirrnin hekur të shkrirë gjatë nxehjes së xeherorit të tij me qymyr koks në temperatura shumë të larta. Në ditët e sotme, për të përftuar sasi të mëdha hekuri, ky proces realizohet në furrnalta. Xeherori i hekurit përbëhet kryesisht nga oksid hekuri (III), i cili vepron me karbonin duke dhënë hekur të shkrirë dhe dioksid karboni, sipas barazimit kimik:2Fe2O3 + 3C = 4Fe + 3CO2Ngjitja e shinave të trenit realizohet me anë të një reaksioni ekzotermik.Nga pjesa e sipërme e furrnaltës hidhet xeheror hekuri (Fe2O3) dhe koks (qymyr, i cili përbëhet nga karboni).Hekuri zhvendoset nga xeherori i tij prej karbonit.Në pjesën e poshtme të furrnaltës mblidhet hekur i shkrirë.Në furrnaltë fryhet ajër për të djegur koksin, duke krijuar kështu zona metemperatura të larta, të nevojshme për zhvillimin e reaksionit.

