Page 43 - Demo
P. 43
413.6 Reaksionet e zëvendësimit (vazhdim)Veprimtaria 3.6Nxjerrja e metaleve me anë të karbonit • Metoda e nxjerrjes së një metali nga oksidi i tij me anë të aluminit quhet aluminotermi.• Reaksionet e zëvendësimit përdoren për të nxjerrë disa metale nga xeherorët e tyre.Përmbledhje Në këtë veprimtari do të përdorni karbonin për të zhvendosur metalin nga oksidi i tij. Karboni mund të zhvendosë vetëm metalet që janë më pak aktive se ai. Vendosni syzet mbrojtëse para se të kryeni eksperimentet.Eksperimenti 11. Mbushni një lugë kimike me oksid plumbi dhe hidheni në një pote porcelani. Kujdes: Mos e prekni oksidin e plumbit! Nëse ndodh, lajini duart menjëherë.2. Shtoni në të një lugë kimike me qymyr pluhur. Përziejeni mirë përmbajtjen e potes së porcelanit.3. Vendoseni përzierjen në një provëz dhe nxeheni për pesë minuta në flakën e llambës me alkool ose me gaz.4. Lëreni provëzën të ftohet. Më pas derdheni përmbajtjen e saj mbi një material zjarrdurues.5. Shënoni në fletore rezultatet e vëzhgimeve tuaja.Eksperimenti 21. Mbushni një lugë kimike me oksid bakri dhe hidheni në një provëz. 2. Shtoni në të një lugë me qymyr pluhur. Kujdes: Mos i përzieni dy substancat!3. Nxehini të dyja shtresat (të bakrit dhe të qymyrit pluhur) për pesë minuta në flakën e llambës.4. Lëreni provëzën të ftohet dhe vëzhgoni me kujdes vendin ku takohen të dyja shtresat.5. Shënoni në fletore rezultatet e vëzhgimeve tuaja.A1 A mund të ndodhë reaksion midis oksidit të plumbit dhe karbonit? Argumentoni përgjigjen.A2 Nëse ndodh, shkruani barazimin e reaksionit.A3 Çfarë tregon eksperimenti i mësipërm në lidhje me aktivitetin e karbonit?Pyetje dhe detyraA4 A mund të ndodhë reaksion midis oksidit të bakrit dhe karbonit? Jepni përgjigje të argumentuar.A5 Nëse ndodh, shkruani barazimin e reaksionit.A6 Çfarë tregon ky eksperiment rreth aktivitetit të karbonit?A7 Renditni elementet Cu, C dhe Pb sipas radhës së aktivitetit. Ku e vendosët karbonin?Pyetje dhe detyra6 Aktiviteti i metaleveqymyroksid bakri

