Page 44 - Demo
P. 44


                                    42Kreu 3 Ushtrime përmbledhëse3.1 Emi mbushi me ujë deri në 1/3 e vëllimit të tyre 5 provëza dhe hodhi në secilën nga një metal të ndryshëm. Ajo i përsëriti eksperimentet, duke marrë në vend të ujit tretësirë ujore të holluar të acidit klorhidrik. Vëzhgimet e saj janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.Metali Reaksioni me ujin Reaksioni me acidin e holluarAlumin Nuk vepron me ujin e ftohtë. Zhvillohet një reaksion, gjatë të cilit çlirohen bulëza gazi. Natrium Vepron me vrull me ujin e ftohtë. Çlirohen bulëza gazi dhe gazi merr flakë.Nuk duhet të provohet ky eksperiment, sepse shoqërohet me shpërthim.Magnez Çlirohen bulëza të rralla gazi. Reaksioni zhvillohet vrullshëm. Bulëzat e gazit dalin shumë shpejt.Ar Nuk zhvillohet asnjë reaksion. Nuk zhvillohet asnjë reaksion.Kallaj Nuk zhvillohet asnjë reaksion. Reaksioni zhvillohet shumë ngadalë. Çlirohen bulëza gazi më të rralla se në eksperimentin me magnezin.a) Cili nga metalet e mësipërme mund të zhvillojë me ujin një reaksion të ngjashëm me atë të natriumit me ujin?b) Përse Emi nuk e hodhi natriumin në acid të holluar?c) Bazuar në rezultatet e Emit, renditini pesë metalet e mësipërme sipas radhës së aktivitetit në rritje.d) Plotësoni reaksionet e mëposhtme dhe kthejini ato në barazime kimike. Na + H2O → NaOH + ___  ___ + H2O → MgO + H2↑ Mg + ___ → MgCl2 + H2↑ Al + HCl → ___ + H2↑3.2. Eraldi hodhi një copë të vogël alumini në një provëz që përmbante tretësirë të sulfatit të bakrit. Ai vuri re se u zhvillua një reaksion, barazimi kimik i të cilit është: 2Al + 3CuSO4 = Al2 (SO4)3 + 3Cu alumin + sulfat bakri → sulfat alumini + bakëra) Si e kuptoi Eraldi që alumini veproi me sulfatin e bakrit?b) Shpjegoni pse reaksioni i bashkëveprimit të Al me CuSO4quhet reaksion zëvendësimi (zhvendosjeje).c) Më pas, Eraldi hodhi një copë të vogël zinku në një provëz që përmbante tretësirë të nitratit të plumbit. Ai vuri re se edhe këtë herë u zhvillua një reaksion zëvendësimi. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion. d) Pas disa minutash, Eraldi hodhi një copë të vogël tel bakri në një provëz që përmbante tretësirë të klorurit të natriumit dhe vuri re se nuk u zhvillua ndonjë reaksion. Shpjegoni pse. 3 Aktiviteti i metalevesulfat bakrialumin3.3 Më poshtë janë paraqitur disa reaksione zëvendësimi. alumin + sulfat bakri → sulfat alumini + bakër alumin + nitrat plumbi → nitrat alumini + plumb plumb + sulfat bakri → sulfat plumbi + bakër plumb + nitrat argjendi → nitrat plumbi + argjendShënim:Reaksionet e mësipërme quhen reaksione zëvendësimi njëfish.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48