Page 45 - Demo
P. 45


                                    433 Ushtrime përmbledhësea) Bazuar në këto reaksione, përcaktoni se cili metal është më aktiv: alumini, bakri, plumbi apo argjendi?b) A do të zhvillohet reaksion, nëse fusim një copë të vogël plumbi në një provëz që përmban tretësirë të sulfatit të magnezit? Argumentoni përgjigjen.c) Çfarë mund të ndodhë nëse fusim pak tallash hekuri në një provëz që përmban tretësirë të nitratit të plumbit? Nëse ndodh reaksion, shkruani barazimin kimik të tij.3.4 a) Më poshtë janë dhënë të shkruara me fjalë katër reaksione: A karbon + oksigjen → dioksid karboni  B sulfat hekuri + zink → sulfat zinku + hekur C hidroksid natriumi + acid klorhidrik → klorur natriumi + ujë D magnez + oksigjen → oksid magnezi Cili nga reaksionet e mësipërme është: i. reaksion asnjanësimi; ii. reaksion zëvendësimi; iii. reaksion djegieje?b) Paraqitini reaksionet e mësipërme me anë të simboleve dhe formulave kimike. c) Çfarë tregon barazimi kimik B rreth aktivitetit të hekurit dhe zinkut të përfshirë në këtë reaksion? d) Kur në tretësirën e holluar të acidit klorhidrik hidhet magnez ose zink, çlirohen bulëza gazi.3.5 Jepet barazimi kimik i mëposhtëm: CuCl2 + 2NaOH = Cu(OH)2 + 2NaCl klorur bakri + hidroksid natriumi → hidroksid bakri + klorur natriumiSiç e shohim, atomet dhe grupet atomike të përbërjeve të mësipërme shkëmbehen me njëri-tjetrin. Atomi i bakrit lidhet me grupet hidrokside, ndërsa atomet e natriumit lidhen me atomet e klorit. Bazuar nga sa u tha më sipër, shkruani barazimet kimike të bashkëveprimeve të mëposhtme: a) nitrat argjendi + acid klorhidrik → klorur argjendi + acid nitrik; b) klorur alumini + hidroksid natriumi → hidroksid alumini + klorur natriumi.Shënim: a) Hidroksidi i bakrit, kloruri i argjendit dhe hidroksidi i aluminit janë përbërje të patretshme, në trajtë precipitati.b) Reaksionet e mësipërme quhen reaksione zëvendësimi dyfish. Cili është ky gaz? gotë kimikeacid klorhidrik i holluarshirit magnezi3 Aktiviteti i metaleve
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49