Page 47 - Demo
P. 47


                                    4.1 KripëratVeprimtaria 4.1Hulumtim rreth veçorive të një kripe• Kripërat janë përbërje kimike me përdorim të gjerë në jetën e përditshme. • Ato përftohen në shumë mënyra; një ndër to është bashkëveprimi i një metali më aktiv se hidrogjeni me acide të holluara HCl dhe H2SO4. • metal aktiv + acid ➝ kripë + hidrogjen gaz• Formula kimike e një kripe ndryshon nga formula e një acidi. Ajo rrjedh nga zëvendësimi i atomeve të hidrogjenit të acidit me atome metali në përshtatje me valencat e tyre.Përmbledhje Zgjidhni një kripë, rreth së cilës do të hulumtoni. Kërkoni në internet informacione për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:•	 Si prodhohet kripa që zgjodhët? Renditni disa veti të saj. •	 Tregoni për çfarë përdoret ajo.1. Çfarë kanë të përbashkët formulat kimike të acideve?a) Tregoni një veti kimike të acideve të holluara HCl dhe H2SO4. b) Renditni disa produkte të jetës së përditshme që përmbajnë acide.2. Vëzhgoni formulat e përbërjeve në tabelën e mësipërme.a) Ç’kanë të përbashkët formulat e acidit klorhidrik dhe të klorurit të natriumit?b) Nga se ndryshojnë këto dy formula?Pyetje dhe detyraDisa veti kimike të acidevea) Në temat e mëparshme mësuam se disa nga acidet e holluara si HCl dhe H2SO4 veprojnë me metalet më aktive se hidrogjeni dhe japin kripëra të metaleve dhe hidrogjen. Zn + 2HCl = ZnCl2 + H2 Zn + H2SO4 = ZnSO4 + H2Të dyja reaksionet janë reaksione zëvendësimi njëfish, sepse atomi i zinkut zëvendëson atomet e hidrogjenit në formulat kimike të HCl dhe H2SO4.b) Acidet veprojnë me bazat, duke dhënë kripë dhe ujë.HCl + NaOH = NaCl + H2OKy është një reaksion asnjanësimi. Vetitë acide të HCl asnjanësohen nga baza NaOH. Produktet NaCl dhe H2O janë substanca asnjanëse.c) Acidet veprojnë me oksidet bazike, duke dhënë kripë dhe ujë.2HCl + Na2O = 2NaCl + H2OKy është një tjetër reaksion asnjanësimi. Vetitë acide të HCl asnjanësohen nga oksidi bazik.Produktet NaCl dhe H2O janë substanca asnjanëse.Shënim: Me termin asnjanës kuptojmë që substanca nuk shfaq as veti acide dhe as veti bazike. Ndërkohë, reaksioni i mësipërm është edhe reaksion zëvendësimi dyfish, sepse atomet apo grupet e atomeve (H, Cl, Na, OH) në formulat kimike të përbërjeve HCl dhe NaOH shkëmbehen me njëri-tjetrin. Hidrogjeni i acidit bashkohet me grupin OH të bazës, ndërsa natriumi i bazës bashkohet me klorin e acidit.4 Kripërat 45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51