Page 48 - Demo
P. 48
464.2 Përftimi i kripërave Veprimtaria 4.2APërftimi i sulfatit të zinkut ( ZnSO4 është kripë e acidit sulfurik)Bëni kujdes kur të ngrohni poten e porcelanit, ku do të bëni avullimin e ujit të tretësirës së ZnSO4, pasi mund të spërkateni nga tretësira dhe të digjeni. Kjo ndodh për shkak se në pote mund të ketë mbetur ende acid, i cili nuk ka vepruar me zinkun.1. Hidhni rreth 10 ml acid sulfurik të holluar në një gotë kimike me vëllim 100 ml.2. Shtoni 1-3 g zink në gotën kimike ku keni hedhur acidin.3. Sapo të përfundojë dalja e gazit nga tretësira, pjesën e mbetur hidheni në një pote porcelani. Ngroheni me ngadalë poten derisa të vini re formimin e kristaleve në faqet e enës.4. Ndërpriteni ngrohjen dhe lëreni poten mënjanë për disa ditë, derisa e gjithë tretësira të kthehet në kristale.1. Cila është kripa në barazimin kimik të mësipërm?2. Si quhet acidi, i cili kur vepron me magnezin, jep sulfatin e magnezit?3. Shkruani barazimin kimik të bashkëveprimit të hekurit me acidin klorhidrik të holluar.4. Shpjegoni pse reaksioni midis natriumit dhe acidit klorhidrik është i rrezikshëm dhe nuk duhet të kryhet në laborator. Pyetje dhe detyraA+E SE4 Kripërat 1. Përftimi i një kripe nga bashkëveprimi i një metali me një acidNë temën e mëparshme mësuam se metalet veprojnë me tretësirat e holluara të acideve. Shpeshherë, kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të përftuar një kripë.Barazimi i përgjithshëm për reaksionin e bashkëveprimit të një metali me një acid është: acid + metal → kripë + hidrogjen Si shembull mund të marrim përftimin e sulfatit të zinkut nga bashkëveprimi i zinkut me acidin sulfurik, barazimi kimik i të cilit paraqitet si më poshtë: Zn(ng) + 2HCl(uj) = ZnCl2(uj) + H2(g) zink + acid klorhidrik → klorur zinku + hidrogjenZinku vepron me acidin sulfurik.A1 Shkruani barazimin kimik për reaksionin e bashkëveprimit të zinkut me acidin sulfurik të holluar.A2 Çfarë masash duhet të merrni para se të kryeni avullimin e tretësirës ujore të ZnSO4?A3 Në ç’mënyrë mund të përftojmë kristale më të mëdha: kur e ngrohim poten derisa në të, të mbetet shumë pak tretësirë, apo kur e ngrohim atë vazhdimisht, që uji i tretësirës të avullojë ngadalë? Nëse nuk mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, kërkoni shpjegime nga mësuesi/ja ose testojini të dyja mënyrat në laborator. Pyetje dhe detyra

