Page 49 - Demo
P. 49


                                    474.2 Përftimi i kripërave Veprimtaria 4.2BPërftimi i sulfatit të bakrit (CuSO4 është kripë e acidit sulfurik)• Një nga mënyrat që përdoret në laborator për përftimin e kripërave, është ajo e bashkëveprimit të oksideve të metaleve me acide:oksid metali + acid ➝ kripë e metalit + ujë• Përftimi i një kripe në gjendje të thatë (anhidër) realizohet me anë të avullimit të ujit nga tretësira e saj.• Metalet më pak aktive se hidrogjeni nuk veprojnë me acidet e holluara HCl dhe H2SO4 dhe as me HCl të përqendruar. Kripërat e këtyre metaleve përftohen nga bashkëveprimi i oksideve të tyre me acide. Përmbledhje Acidi sulfurik nuk duhet të ngrohet deri në vlim. Bëni kujdes kur ngrohni poten e porcelanit për të avulluar ujin e tretësirës së kripës, pasi mund të spërkateni nga ajo dhe të digjeni.1. Hidhni rreth 10 ml acid sulfurik në një gotë kimike me vëllim 100 ml. Shtoni në të një lugë (spatul) me oksid bakri, pluhur me ngjyrë të zezë.2. Ngroheni përzierjen ngadalë, duke e përzier vazhdimisht.Kujdes: Mos e vloni përzierjen, se mund të çlirohen substanca të gazta, të dëmshme. Këshillohet që eksperimentin ta kryeni jashtë, në oborrin e shkollës, bashkë me mësuesin/en.3. Kur përzierja të ndryshojë ngjyrë (të bëhet blu), fikeni ngrohësin. Përzierjen lëreni të ftohet.4. Më pas filtrojeni si në figurën përbri. Filtrati është tretësirë e sulfatit të bakrit. Hidheni atë në një pote porcelani.5. Ngroheni poten e porcelanit ngadalë, derisa të vini re formimin e kristaleve në faqet e enës. Hiqeni ngrohësin dhe lëreni poten mënjanë për disa ditë, derisa e gjithë tretësira të kthehet në kristale.4 KripëratA4 Shpjegoni pse duhet të filtrohet përzierja.A5 Bazuar në veprimtarinë 4.2B, përshkruani hapat që do të ndiqnit për të përftuar klorurin e bakrit.Pyetje dhe detyra2. Përftimi i një kripe nga bashkëveprimi i oksidit të një metali me një acidDisa metale nuk veprojnë me acidet e holluara. Për shembull, argjendi dhe bakri nuk mund ta zhvendosin hidrogjenin nga një acid i holluar apo i përqendruar. Ata janë metale më pak aktive se hidrogjeni. Për të përftuar kripërat e këtyre metaleve, nisemi nga oksidet e tyre. Kështu, kloruri i bakrit përftohet nga bashkëveprimi i oksidit të bakrit me acidin klorhidrik të holluar apo të përqendruar: CuO(ng) + HCl(uj) = CuCl2(uj) + H2O(l)oksid bazik + acid ➝ kripë + ujëacid sulfurik i holluaroksid bakrifiltrati
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53