Page 5 - Demo
P. 5


                                    3Në këtë libër trajtohet lënda e kimisë, e përshtatur për kurrikulën e klasës së nëntë.Njohuritë që do të merrni në këtë tekst mësimor, do t’ju ndihmojnë të bëheni hulumtues të mirë. Gjithashtu, ju do të fitoni shkathtësi për t’i zbatuar këto njohuri në jetën e përditshme.Si të bëheni hulumtuesGjatë temave në vijim do të mësoni fakte dhe informacione të reja, madje do të filloni të kuptoni se si mendojnë shkencëtarët. Ata mbledhin informacione dhe më pas bëjnë eksperimente për të zbuluar se çfarë ndodh përreth. Kështu, do të mësoni të planifikoni dhe të kryeni eksperimente për të gjetur përgjigjet e shumë pyetjeve, si t’i regjistroni të dhënat dhe si t’i përdorni ato për të nxjerrë një përfundim.Nëpërmjet njohjes, kuptimit, analizës e sintezës, hulumtimit, diskutimit, punës së organizuar në grup dhe veprimtarive praktike, do të zhvilloni kompetenca të fushës mësimore dhe kompetenca kyçe.Përdorni njohuritë tuajaNga njëra anë, njohja dhe mësimi i fakteve apo i ideve shkencore gjatë temave të ndryshme mësimore është me rëndësi, nga ana tjetër, ju vetë duhet të aftësoheni t’i vini në zbatim këto fakte dhe ide.Në bazë të njohurive shkencore që keni marrë, duhet të analizoni faktet dhe të nxirrni përfundimet.Hyrje
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10