Page 50 - Demo
P. 50
484.3 Përftimi i kripërave (vazhdim)Veprimtaria 4.3Përftimi i një kripe nga bashkëveprimi i një acidi me karbonatin e një metali Për të përftuar një kripë, për shembull, klorur bakri, veproni në këtë mënyrë:1. Hidhni 10 ml acid klorhidrik të holluar në një gotë kimike me vëllim 100 ml.2. Shtoni në të një lugë kimike me karbonat bakri CuCO3.1. Shkruani barazimet kimike të reaksioneve të bashkëveprimit të acideve HCl, H2SO4 dhe HNO3 me karbonatin e magnezit. 2. Si mund të provohet që gazi i çliruar nga ky reaksion është dioksidi i karbonit?Pyetje dhe detyraA+E3. Përftimi i një kripe nga bashkëveprimi i karbonatit të një metali me një acidKarbonatet e metaleve janë kripëra. Ato mund të përftohen nga bashkëveprimi i një metali me acid karbonik. Për shembull: Mg(ng) + H2CO3(uj) = MgCO3(uj) + H2(g)Për të përftuar kripëra të tjera, mund të futen në reaksion një kripë karbonate me një acid. Më poshtë jepen disa shembuj: H2SO4(uj) + CaCO3(ng) = CaSO4(ng) + H2O(l) + CO2(g)acid sulfurik + karbonat kalciumi → sulfat kalciumi + ujë + dioksid karboni 2HCl(uj) + CaCO3(ng) = CaCl2(uj) + H2O(l) + CO2(g)acid klorhidrik + karbonat kalciumi → klorur kalciumi + ujë + dioksid karboni 2HNO3(uj) + CaCO3(ng) = Ca(NO3)2(uj) + H2O(l) + CO2(g)acid nitrik + karbonat kalciumi → nitrat kalciumi + ujë + dioksid karboni Karbonati i kalciumit quhet ndryshe gur gëlqeror. Ai gjendet në natyrë në formën e shkëmbinjve, të cilët me kalimin e kohës i nënshtrohen erozionit (gërryhen ngadalë). Erozioni i shkëmbinjve gëlqerorë shkaktohet gjithashtu nga veprimi i tyre me shirat acide.Reaksioni i përgjithshëm në këtë rast është si më poshtë:acid + karbonat metali ➝ kripë e re + ujë + dioksid karboniSkeleti i koraleve përbëhet ngakarbonati i kalciumit. Kjo figurë paraqet bashkëveprimin e koralit me acidin klorhidrik.4 Kripëratkarbonat bakriacid klorhidrik i holluar

