Page 51 - Demo
P. 51


                                    494.3 Përftimi i kripërave (vazhdim)• Kripërat mund të përftohen nga bashkëveprimi i një acidi me karbonatin e një metali,i cili edhe vetë është një kripë.• acid + karbonat metali → kripë e metalit + ujë + dioksid karboni Përmbledhje 3. Vazhdoni të shtoni karbonat bakri derisa të harxhohet i gjithë acidi. Në gotë mbetet pjesa e karbonatit të bakrit që nuk ka vepruar, si dhe tretësira e klorurit të bakrit.4. Filtroni përzierjen. Pjesa e karbonatit të bakrit që nuk ka vepruar, mbetet mbi letrën e filtrit. Hidheni filtratin (tretësirën e klorurit të bakrit) në një pote porcelani dhe ngroheni ngadalë.Bëni kujdes gjatë ngrohjes së filtratit, pasi mund të spërkateni nga tretësira dhe të digjeni.5. Sapo të vini re formimin e kristaleve, ndërpriteni ngrohjen e filtratit.6. Lëreni tretësirën mënjanë për disa ditë, derisa e gjithë tretësira të kthehet në kristale.A1 Çfarë vutë re kur hodhët karbonat bakri në acid klorhidrik?A2 Cili gaz u çlirua gjatë këtij reaksioni?A3 Përshkruani pamjen e klorurit të bakrit që përftuat. Çfarë ngjyre ka ai?A4 Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion.A5 Cila nga substancat e paraqitura në këtë barazim është kripë?A6 Bazuar në ato që vutë re gjatë këtij eksperimenti, ç’mund të thoni për tretshmërinë e karbonatit të bakrit dhe klorurit të bakrit në ujë? (Mendoni rreth asaj që ndodh kur filtroni tretësirën që ndodhet në gotën kimike.)A7 Me cilin duhet të veprojë karbonati i bakrit për të përftuar sulfat bakri? Shkruani barazimin kimik të reaksionit.Pyetje dhe detyraNgjyra blu në të gjelbër e këtyre shkëmbinjve nëshkretëtirën Atakama në Kili, tregon se ata përmbajnë kripëra të bakrit. Minerali me ngjyrë blu në të gjelbër i këtyre shkëmbinjve quhet malahit dhe përbëhet nga karbonati i bakrit.4 Kripëratfiltrati
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55