Page 52 - Demo
P. 52


                                    504.4 Përftimi i kripërave me anë të reaksionit të asnjanësimitVeprimtaria 7.4Përftimi i një kripe me anë të reaksionit të asnjanësimit1. Mbushni një buretë me acid klorhidrik 0,1M.2. Hidhni në një enë konike të vogël 20 ml hidroksid natriumi 0,1M.3. Shtoni në të disa pika fenolftaleinë. Tretësira merr ngjyrë të kuqe.4. Lëshoni acidin ngadalë (pika-pika) nga bureta, duke e tundur me kujdes enën konike gjatë kohës që lëshoni acidin.5. Momenti kur pika e acidit që hidhni, arrin të çngjyrosë tretësirën e bazës, tregon se është përftuar një tretësirë asnjanëse.6. Hidheni tretësirën në një gotë kimike dhe ngroheni ngadalë.Bëni kujdes të mos spërkateni nga tretësira, se mund të digjeni.7. Ndërpriteni ngrohjen e gotës sapo të vini re formimin e kristaleve në faqet e enës.8. Lëreni gotën mënjanë për disa ditë. Uji do të avullojë dhe në enë do të mbeten kristalet e kripës.1. Si mund të provoni nëse një lëng shfaq veti acide apo bazike?2. Cili është termi shkencor që përdoret për të treguar një tretësirë që nuk shfaq as veti acide dhe as veti bazike?3. A mund të kujtoni nga klasa e tetë dy nga vetitë kimike të bazave?Pyetje dhe detyra4 KripëratDimë që tretësirat bazike veprojnë me acidet, duke i asnjanësuar ato. Kur një acid bashkëvepron me një bazë, përftohet kripë dhe ujë. Për shembull, kur hidroksidi i natriumit vepron me acidin klorhidrik, përftohet klorur natriumi dhe ujë. NaOH + HCl = NaCl + H2Ohidroksid natriumi + acid klorhidrik → klorur natriumi + ujëBarazimi i përgjithshëm për reaksionet e asnjanësimit është:acid + bazë → kripë + ujëfenolftaleinëtretësirë e holluar e acidit klorhidriktretësirë e holluar e hidroksidit të natriumittretësirë asnjanëse
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56