Page 53 - Demo
P. 53


                                    514.4 Përftimi i kripërave me anë të reaksionit të asnjanësimit• Kripërat përftohen nga bashkëveprimi i një acidi me një bazë (reaksion asnjanësimi).• Oksidet e metaleve quhen okside bazike.• Oksidet e metaleve që treten plotësisht në ujë, formojnë baza të forta. • acid + bazë → kripë + ujëPërmbledhje 4. Ku qëndron ndryshimi midis një oksidi bazik dhe një tretësire bazike?5. Shkruani reaksionin e bashkëveprimit të një acidi me oksidin e hekurit. 6. Si përftohet hidroksidi i bakrit? Po sulfati i tij?Pyetje dhe detyraA1 Çfarë ngjyre merr fenolftaleina në tretësirën ujore të hidroksidit të natriumit?A2 Çfarë ngjyre ka tretësira asnjanëse?A3 Përse duhet ta tundim enën konike gjatë kohës që hedhim disa pika acidi në të?A4 Përfytyroni sikur padashur, keni hedhur në enën konike më shumë pika acidi seç duhet.Si mund ta kthejmë tretësirën acide në tretësirë asnjanëse?A5 Cila kripë përftohet në këtë reaksion?A6 Shkruani barazimin kimik të këtij reaksioni.Pyetje dhe detyra4 KripëratOksidet e metaleve dhe bazat që formohen prej tyreOksidet e metaleveNga bashkëveprimi i një metali me oksigjenin formohen përbërje që quhen okside. Kur oksidi i një metali tretet në ujë, përftohet një tretësirë bazike. Oksidet e metaleve quhen okside bazike. Oksidet bazike që janë plotësisht të tretshme në ujë, formojnë tretësira bazike të forta. Për shembull: Na2O + H2O = 2NaOH oksid natriumi + ujë → hidroksid natriumi (bazë e fortë)Disa okside metalesh, si: oksidi i hekurit Fe2O3 dhe oksidi i bakrit CuO, nuk janë të tretshme në ujë. Hidroksidet e këtyre metaleve (bazat) përftohen në një mënyrë tjetër: nga veprimi i një baze të fortë me një kripë të tyre. Më poshtë jepet një shembull: FeCl3(uj) + 3NaOH(uj) = Fe(OH)3 (p) + 3NaCl(uj) klorur hekuri (III) + hidroksid natriumi → precipitat i hidroksidit të hekurit (III) + klorur natriumi Sikurse mësuam në Veprimtarinë 7.2B, oksidet e patretshme në ujë mund të veprojnë me acidet duke dhënë kripëra. CuO(ng) + H2SO4(uj) = CuSO4(uj) + H2O(l) oksid bakri + acid sulfurik → sulfat bakri + ujë
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57