Page 54 - Demo
P. 54
52Kreu 4 Ushtrime përmbledhëse4 Kripërat4.1 Figura e mëposhtme paraqet bashkëveprimin e acidit klorhidrik me një kripë të kalciumit. Siç e shohim, gjatë këtij reaksioni çlirohen flluska të një gazi. Le të mendojmë se substanca e gaztë që çlirohet është dioksidi i karbonit ose gazi karbonik.a) Bazuar në të dhënat e mësipërme, përcaktoni se cila kripë e kalciumit është përdorur.b) Si mund të hetoni nëse gazi që çlirohet gjatë këtij reaksioni është apo jo dioksid karboni?c) Shkruani barazimin kimik të reaksionit.4.2 Shkruani barazimet kimike për bashkëveprimet e mëposhtme:a) magnez + acid sulfurik;b) alumin + acid sulfurik;c) hidroksid kaliumi + acid nitrik;d) karbonat bakri + acid klorhidrik. 4.3 Plotësoni reaksionet kimike dhe emërtoni kripërat që përftohen prej tyre.a) HNO3 + CaCO3 →b) HCl + Al →c) H2SO4 + NaOH →d) Na2O + H2SO4 →4.4 a) Tregoni dy veti të acideve.b) Çfarë kuptoni me termin oksid bazik? Jepni tre shembuj oksidesh bazike.c) Çfarë kuptoni me termin hidroksid (bazë)? Jepni tre shembuj bazash.

