Page 55 - Demo
P. 55


                                    534 Ushtrime përmbledhëse4 Kripërat4.5 Emi realizoi një reaksion asnjanësimi, gjatë të cilit u përftuan kristale të klorurit të kaliumit. Figura e mëposhtme tregon aparatin që ajo përdori.a) Kopjoni figurën dhe emërtoni në të pjesët e aparatit.b) Si e kuptoi Emi që tretësira u bë asnjanëse?c) Përshkruani hapat që ndoqi ajo për të përftuar kristalet e kripës.d) Tregoni masat që mori Emi për të qenë e sigurt gjatë kryerjes së eksperimentit.4.6 Shkruani formulat kimike të:a) tri acideve që përdoren më shpesh;b) tri bazave që formohen nga tretja në ujë e Li, Na, K;c) tri oksideve bazike të tretshme;d) dy oksideve të patretshme.4.7 Plotësoni reaksionet e përgjithshme të përftimit të kripërave në katër mënyra:a) metal + acid →b) bazë + acid →c) oksid bazik + acid →d) karbonat i një metali + acid →4.8 Jepni nga një shembull për secilin nga rastet e ushtrimit 4.7. Paraqitini ata në formën e barazimeve kimike.DABC
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59