Page 56 - Demo
P. 56
54 5 Shpejtësia e reaksionit5.1 Matja e shpejtësisë së një reaksioni kimikA1 Reaksionet e bashkëveprimit të metaleve Li, Mg, Al, Ca, Zn me acidin klorhidrik të holluar zhvillohen me shpejtësi të ndryshme. Shpjegoni pse.A2 Si matet shpejtësia e një reaksioni?Pyetje dhe detyraA+I A+EDimë se gjatë veprimit të metaleve aktive me acidin klorhidrik të holluar çlirohet hidrogjen. Nëse marrim masa të barabarta metalesh të ndryshme dhe i vëmë të veprojnë me të njëjtën masë të acidit klorhidrik, do të vëmë re që reaksionet nuk do të zhvillohen me të njëjtën shpejtësi (kujtojmë që aktiviteti i metaleve nuk është i njëjtë). Matja e shpejtësisë së një reaksioni kimik nuk është e lehtë, por mund të realizohet duke matur masën e një produkti të përftuar në njësinë e kohës, ose duke matur masën e një reaktanti që hyn në reaksion në njësinë e kohës.Shpejtësia e reaksionit = Mënyra më e lehtë për të matur shpejtësinë e reaksionit të bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik është matja e sasisë së hidrogjenit të çliruar në njësinë e kohës, sesa matja e sasisë së klorurit të magnezit të përftuar në të njëjtën njësi kohe.Për të realizuar këtë, mund të përdoret një aparat i thjeshtë, si ky i paraqitur në figurën përbri. Vëllimi i hidrogjenit të çliruar në një interval të caktuar kohor, mund të matet me një shiringë të shkallëzuar.Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rezultatet e një eksperimenti.Koha (në s) Vëllimi (në ml) i hidrogjenit të përftuar0 030 1060 2090 26120 40150 48180 54210 60240 64270 66300 66330 66acid i holluarcopa magneziMatja e vëllimit të gazit që çlirohet gjatë një reaksioni.shiringë e shkallëzuar(10 ml)masa në gram apo në vëllim e produktitkohën që kjo masë apo ky vëllim përftohet

