Page 57 - Demo
P. 57


                                    5 Shpejtësia e reaksionit 555.1 Matja e shpejtësisë së një reaksioni kimik• Shpejtësia e reaksionit mund të matet me masën në gram apo në vëllim të produktit të formuar në njësinë e kohës, ose me masën në gram apo në vëllim të reaktantit të harxhuar në njësinë e kohës.• Nëse gjatë një reaksioni çlirohet një substancë e gaztë, matja e vëllimit të gazit në njësinë e kohës është mënyra më e mirë për të matur shpejtësinë e reaksionit. Përmbledhje 1. Bazuar në tabelën e mësipërme, shpjegoni pse themi që reaksioni zgjati 270 sekonda.2. Nëse përdoret më shumë magnez apo më shumë acid, do të çlirohet më shumë hidrogjen (gaz). Çfarë do të ndodhë me shiringën, nëse gjatë reaksionit përftohen më shumë se 10 ml hidrogjen (gaz)?3. Cila nga vlerat e vëllimeve të paraqitura në tabelën e mësipërme është vlerë jonormale? Si e dalluat atë? Tregoni sa duhet të ishte kjo vlerë.4. Çfarë tregon lakorja e mësipërme? Ç’mund të themi për lidhjen midis vëllimit të hidrogjenit të përftuar me kohën gjatë së cilës ai përftohet? A ka ndonjë rregull në këtë rast?Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyraPër të kuptuar ecurinë e eksperimentit, vërejmë lakoren e mëposhtme, e cila është ndërtuar në bazë të të dhënave të tabelës. Lakorja tregon se një nga rezultatet nuk përkon me ecurinë e përgjithshme të reaksionit. Ky quhet rezultat jonormal.Koha (në s)Vëllimi (në ml) i hidrogjenit të çliruar01020304050607050 100 150 200 250 300 350
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61