Page 58 - Demo
P. 58


                                    565.2 Ndryshimi i shpejtësisë së reaksionit gjatë zhvillimit të tij1. Shkruani barazimin kimik të reaksionit, që zhvillohet midis karbonatit të kalciumit dhe acidit klorhidrik.2. Si ndryshon shpejtësia e këtij reaksioni me kalimin e kohës? Kur çlirohet më pak dioksid karboni, nga fillimi apo nga fundi i reaksionit? Shpjegoni pse.Pyetje dhe detyraA+I A+E5 Shpejtësia e reaksionitNëse matim shpejtësinë e një reaksioni kimik, vëmë re se ajo ndryshon gjatë gjithë kohës që ai zhvillohet. Për shembull, në reaksionin midis karbonatit të kalciumit (mermerit) dhe acidit klorhidrik, në fillim çlirohen shumë bulëza të dioksidit të karbonit (gaz), por me kalimin e kohës vëmë re se çlirohen gjithnjë e më pak bulëza. Kjo tregon se reaksioni vjen duke u ngadalësuar derisa përfundon.CaCO3(ng) + 2HCl(uj) = CaCl2(uj) + CO2(g) + H2O(l)Gjatë çlirimit të dioksidit të karbonit (gaz), masa e përmbajtjes në enë zvogëlohet. Nëse enën me përmbajtjen e peshojmë në çdo 30 sekonda, do të vëmë re se pesha e saj sa vjen e zvogëlohet.Ndryshimi midis dy vlerave të njëpasnjëshme të peshës së enës me përmbajtjen do të jetë më i madh në fillim të reaksionit sesa në mes apo në fund të tij, pra, gjatë reaksionit, masa e enës me përmbajtjen zvogëlohet gjithnjë e më pak. Kjo shpjegohet me faktin se në fillim, reaksioni është i vrullshëm (çlirohet më shumë CO2) dhe më pas, shpejtësia e tij ngadalësohet (çlirohet më pak CO2).Lakorja tregon se si ndryshon masa e dioksidit të karbonit të përftuar në njësinë e kohës, gjatë bashkëveprimit të karbonatit të kalciumit me acidin klorhidrik.Matja e shpejtësisë së një reaksioni duke njehsuar humbjen në masë në njësinë e kohës.Koha (në s)Masa (në g) e dioksidit të karbonit të përftuarReaksioni ka përfunduar. Nuk përftohen më produkte.Në fillim, reaksioni zhvillohet shpejt. 
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62